Shteti që “vret”

Aktualitet Kryesore

Urim GJATA  /  Rasti i mëposhtëm fatkeqësisht përbën një nga rastet më të dhimbëshme, një rast ku grupe të veçanta të veshur me uniformë detyrojnë njerëz të ndershëm, që larg dëshirës së tyre të largohen nga vendi dhe të marrin rrugët e kurbetit…

Të jesh kundërshtar politik, të mbrosh të drejtat e t’ua dhe votën, të mos pranosh bashkëpunimin me krimin, të vish nga një familje e madhe, e pasur dhe patriotike, bëhesh menjëherë kundërshtar i regjimit në fuqi, dhe mbas kësaj jeta e jote, e fëmijve dhe familjes është në dorën e disa bandave dhe banditëve të veshur me uniformën shtetërore.

Vilson Meka është kryetari i një familje të nderuar në Bilisht që gëzon respekt në qytetin e tij ku kanë jetuar brez mbas brezi paraardhësit e tij. Ai u lind dhe u martua dhe lindi fëmijët.

Familja e Vilsoni ka hequr të zezat dhe është persekutuar gjatë diktaturës.

Të afërm të tij megjithe se kishin qene pjesmarrës në luftën çlirimtare kundër pushtuesve, por mbas çlirimit mbi shpinë ju rëndonte pesha e pronave që sistemi për të cilin luftuan jo vetëm ja u mori, por i cilësoi dhe kulakë, nga ky moment ata ishin në syrin dhe veshin e sigurimit të shtetit.

Për t’i shpëtuar përndjekjes, burgosjeve dhe përsekutimit  të regjimit komunist u arratisën nga Bilishti një zonë kjo kufitare nga Greqia në SHBA dhe mjafton të kishte njeri të arratisur gjatë regjimit diktatorial do të thosh të ishe armik i popullit.

Kjo ishte  damka nga e cila pati familja e Vilsonit që bëri 128 vite burg, përsekutime dhe interrnime të pa fundme. Në fillimet e viteve 1990, familja Meka dhe vetë Vilsoni ishte nga të parët që iu bashkua lëvizjes demokratike për rrëzin e regjimit kriminal. Ai do të ishte njëri nga themeluesit e parë dhe Sekretari degës të PD në rrethin e Bilishtit. Rrëzimi i diktaturës ktheu shpresat tek shqiptarët sikur edhe tek Vilsoni dhe familja e tij, i cili pas fitores të Partise Demokratike u emërua Inspektor në Policinë Financiare dhe më pas atë doganore në rrethin e Bilishtit, detyre të cilën e kreu me devotshmëri.

Shqipëria dhe shqipëtarët kishin filluar të rimëkëmbeshin deri në vitin 1997 me plasjen e trazirave që patën si pretekst rrëzimin e piramidave financiare çka solli edhe rikthimin e ish-komunistëve në pushtet.

Shqipëria u kthye mbrapsht dhe ky ishte një kthim i dhimshem mbrapa për gjith shqiptarët..

Ish-komunnistët rehabilitimin e eksponentëve të diktaturës e shoqëruan me një represion të egër kundër forcave të opozitës të Partisë Demokratike, djegia e institucioneve shtetërore dhe eleminimi i qëndrestarëve, apo mbrojtësve të shtetit ishte tema e ditës.  Shqiptarët prej pasigurisë të jetës rifilluan eksodin në Perëndim, sikur në fillim të viteve ’90. Shumë prej tyre për t’i shpetuar këtij represioni në përpjekje për t’u larguar u mbytën në ujrat e ftohta të Adriatikut, por Vilson Meka kishte vendosur të qëndronte në vendin e lindjes, aty ku kishte lindur, ndërtuar jetën dhe familjen, me gruan dhe dy djemtë e vegjël.

Në vitin 1997 ai doli menjëherë në mbrojtje të institucioneve të shtetit që të mos binin në duart kriminale për t’u djegur e plaçkitur, ai i qendroj besnik shtetit dhe uniformës në policinë Financiare, gjithmonë në mbrojtje të institucioneve shtetërore, gjë që i solli jo vetëm telashe nga bandat rebeluese, por dhe kërcënime të pa fundme ndaj  familjes dhe vetë atij. Megjithaë asgjë nuk e ndali Vilsonin të tërhiqej nga angazhimi i tij si në detyrën shtetërore, po ashtu nuk e ndali asnjë çast angazhimin e tij brënda PD në rrethin e Bilishtit që tani kishte dalë në opozitë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, kur terrori i bandave komuniste ishte ulur këmbëkryq në gjithë vendin, duke bllokuar gjithçka dhe sistemin zgjedhor, duke rrëmbyer votat me forcën e armëve dhe terrorit policor. Në këtë kohë Vilson Meka ishte emëruar nga PD komisioner për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ai rrëmbehet nga policia e inkriminuar  me urdhër të komiteteve të shpëtimit (grupe bandash dhe banditësh), ku tërrhiqet zvarrë dhe dhe rrihet barbarisht, duke u goditur në kokë me shkop beizbolli dhe e hedhur pa ndjenja në mes të rrugë. I gjetur nga qytetarët në gjendje kritike për jetën, Vilsoni dërgohet urgjentisht në Tiranë ku i nënshtrohet një operacioni shumë të vështirë në kokë. Ky operacion i shpëtoi jetën, por prej asaj kohe, në moshë fare të re Vilson Meka mbeti invalid. Ai iu përkushtua aktivitetit privat, duke mos hequr dorë nga mbështetja PD, tek e cila forcë politike ai pa, ëndërrën për të ndërtuar një Shqipëri demokratike për të gjithë.

Me kthimin në pushtet të së majtës, në vitin 2013 për familjen e Vilson Mekës filloi rishtas kalvari i vuajtjeve. Banditët e rikethyer ne pushtet filluan presionin tanime jo vetëm ndaj Vilsonit që e kishin lënë invalid nga dhuna shtazarake, por ata nisën kërcënimin edhe ndaj fëmijve të tij, Arjon dhe Arnold Meka, tashmë studentë në Universitetin e Tiranës, arsyeja sepse ata  i’u bashkangjitën shoqërisë civile dhe PD, duke u bërë pjesë e protestave për shtet ligjor dhe demokraci sipas standarteve Perëndimore. Por, kjo pati pasoja për familjen e tyre, sepse nisën menjëherë përndjekjet e policisë.

Sot Vilson Meka me një invalid i dhunuar fizikisht, moralisht dhe ligjërisht kërkoi mbrojtje dhe mbështetje nga policia e shtetit, por ata jo vetem qe nuk i dhane ndihmë, por tregonin forcën ndaj ish viktimes së tyre, ata ishin rikthyer në pushtet dhe viktima ishte akoma gjallë. Sytë e tyre të skuqur nga hakmarrja nuk mund ta linin përsëri Vilsonin nëpër këmbët e tyre, megjithëse invalid, ai përbënte rrezik për sistemin kriminal që ata po ndërtonin, kënaësia e tyre ishte që Vilsoni të mos ekzistonte me, jo vetëm ai por dhe familja e tij.

I detyruar nga dhuna e rende psikologjike mbas asaj fizike Vilsoni kerkon ndihme ne policine bashkiake e qytetit të Bilishtit, por qeveria dh policia lokale nuk mundej tju  siguronte dhe nuk i jepte dot asnjë siguri për jetën, ata nuk mund te perplasen dot me policine e inkriminuar te shtetit e cila drejtohet nga ish dhunuesit e vjeter te ketij qytetari tanime pa mbrojtje. Vilsoni me familje u larguan nga Bilishti për në Tiranë, por përsëri edhe me ndryshimin e qytetit, kalvari i përndjekjes nuk pushoi. Tani bijtë e tij, i kujtonin Vilsonin veten kur një mbrëmje paprtitur u gjet me kafkë të thyer dhe për pak e humbi jetën dhe prej atij sulmi edhe sot e kësaj dite ka mbetur invalid. Natyrisht që njeriu është shumë i vogël përpara shtetit që i ka të gjitha mjetet në dorën e tij.

Në këto kushte Vilson meka dhe gruaja e tij,  si familje e angazhuar prej çerek shekulli me PD, ndihen të friksuar për jetën e e tyre, por me shume per ate te  djemve të tyre, se mos një ditë prej ditësh, edhe ata do të bëhen viktima, ashtu si i jati i tyre. Prandaj familja e Vilson Mekës, duke lënë gjithçka, shtëpi e pasuri, largohet nga Shqipëria, me të vetmin objektiv, sigurimin e jetës për familjen dhe djemtë e tyre. Largimi nga vendi jot,  është veprimi më i vështirë për një familje. Ky veprim ndërmerret kur nuk ke shanse të tjera për të mbrojtur jetën e fëmijëve dhe familjen.