Shpëtim ZINXHIRIA/ Që nuk kemi shtet e dime, pasi tani po rilind, po të kesh nje shtet koti edhe kete e dime, por që shteti ka rënë edhe këtë e dimë. Emigrantët meritojnë më shumë o shteti im, ata duhet të meritojnë respektin moral nga ana e shtetit, aq sa duhet ti ndërtoni një monument të lartë për mirënjohje, por kjo ndodh në një vend të vertet demokratik, ku atje udheheqësit emigracionin e shikojnë në sy, nuk flasim me urrejtje …
2 korrik 1990! Eshtë datë dhimbje që populli shqiptar nuk do ta haroj kurrë. Dita ku rreth 5 mijë shqiptar të ardhur nga gjithë anët e vendit, hynë në bllokun e ambasadave të huaja ne Tiranë, kryesisht, duke i dhënë nje goditje të fortë politike regjimit në fuqi. Ambasada gjermane dhe ajo greke ishin trupat dipllomatik që u përballen me numrin më të madh të shqiptarëve që po braktisnin vendin. Burra gra dhe fëmijë kapërcenin kangjellat e larta të hekurave të murit rrethues të ambasadës gjermane, ndërsa autobuza apo kamiona prishnin murrin rrethues të ambasadës greke. Shumë shpejt blloku i ambasadave si një nga rrugët më të qeta të kryeqytetit , për disa ditë ishte objekti kryesor, shpresa e botës së re. Shumë politikanë të sotëm e mbajnë mend shumë mire ne atë kohë, pasi ishin në anën e regjimit, ndërsa sot një pjesë e tyre janë deputete etj.
Populli shqiptar i Tiranës në mbrëmjen e 2 Korrikut rreth ores 21.00 shoqëronte autobuzat me thirrje e lot në sy përgjat rrugës së Durrësit. Të nesërmen prindërit e atyre që sot na udhëheqin dhanë urdhër që në ndërrmarrjet dhe institucionet të bëheshin mbledhje për të denuar këtë xhest, ndërsa ish sekretari i pare i Tiranës Xhelili Gjoni i quajti këta bij nënash që muarrën guximin dhe braktisën vendin si, “jashtëqitje e vendit”!
Theksohet se në këtë ngjarrje të madhe nuk u pa asnjë prononcim apo prezenca e shtetit shqiptar, një shteti që këtij komuniteti per 25 vite me radhë i ka kthyer shpinën, duke haruar se këta emigrantë janë qelizat e trupit të tij. Po turpi mbetet turp! Janë të huajt ata që dijnë të respektojnë dhimbjen e një popullit shqiptar, të cilët me veprimtarinë e tyre i çuan një mesazh të plotë shtetit shqiptar.
As në përvjetorin e 25 shteti shqiptar, kandidat i BE ende nuk po ndërgjegjësohet për ngjarrje të tilla që në thelb përmban dhimbje dhe ende po qendron si një plagë që pikon…
ISP po publikon te dhenat zyrtare te regjimit (referimi ne Byrone Politike 1990) mbi ngjarjet ne ambasada, te dhena te siguruara nga Arkivi i Shtetit. Pa koment, por me respekt e nderim!
Lidhur me këtë ngjarrje të rëndësishme gazetari Afrim Krasniqi shkruan se, “vlen te theksohet, se për herë të parë në 25 vjet, ishte ambasada gjermane dhe jo shteti shqiptar, që organizoi aktivitete shkencore, zyrtare dhe kulturore në përkujtim të korrikut 1990, ku pata nderin të isha një nga referuesit. E bëri për 25 vjetor, me nismën e ambasadorit Hofman, në të njëjtin mjedis të ambasadës, ku si më 1990 nuk pati politikanë dhe as zyrtarë shtetëror, por pati shumë protagonistë e njerëz që dijnë të çmojnë vlerat, edhe kur anti-vlerat përpiqen të na zënë frymën. Muaj më pas Ilir Demalia, protagonist i atyre ditëve publikoi librin e parë me dëshmi nga brenda korrikut të ambasadave”