Shpetim ZINXHIRIA / 20 vjet pritje nga familjet e viktimave nuk janë pak. Tragjedia e Otrantos më 28 Mars 1997 përbën një shkelje të të drejtave të njeriut. Ajo sot është lënë plotësisht në harresë nga mungesa e vullnetit dhe indiferentizmit të shtetit shqiptar. Që nga ajo kohë e deri më sot gjashtë kryeministra si dhe katër presidentë të vendit nuk bënë patën vullnetin politik, nuk bën detyrën në përputhje me Kushtetutën e vendit, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve.
Edhe pas 20 vitesh, familjet e 108 viktimave të tragjedisë së Otrantos ende nuk kanë marrë zyrtarisht përgjigje , lidhur me përfundimin e hetimeve për këtë tragjedi, ku prej shumë vitesh shprehen se qeveria italiane dhe ajo shqiptare duhet të fillojnë hetimin pasi numri i te vdekurve në ujrat e Otrantos është i madh. Kjo tragjedi e ndodhur më 28 Mars të vitit 1997, ishte incidenti më më i rëndë dhe më i madhi i ndodhur ne detin Jon për shqiptarët, në kohë paqeje.
Më 29 Janar 2012, në Otranto inagurohet Monumenti i Emigracionit, vepër e skulptorit grek Kostas Vorotsos me paraqitjen e anijes shqiptare, të pranishëm vetëm autoritetet vendase, në mungesë të qeverisë shqiptare. Në prag të 20-vjetorit të tragjedisë familjarët e viktimave ende nuk kanë marr asnjë dëmshpërblim për atë që ndodhi në 28 mars 1997, kur anija me 115 persona në bord u nis drejt bregdetit italian me shpresën për një jetë më të mirë për ta.
Në këmbim të ndihmave, tre ditë më parë se të ndodhte kjo tragjedi, ish kryeministri Bashkim Fino, (ardhur në qeveri 17 ditë më parë) firmos një marrëveshje me qeverinë italiane e kryesuar nga Romano Prodi, që autorizonte autoritetet italiane t’i ndalte emigrantët shqiptarë edhe në ujrat shqiptare.
Të mbijetuarit për dy dekada resht kanë deklaruar në mediat e ndryshme se anija e tyre e ashtuquajtur “Kateri i Radës”u godit nga anija ushtarake “Sibilla”, ndërsa 34 të mbijetuarit menjëherë sapo kanë mbritur në brigjet e Brindisit, i hipin në autobuzë për të shmangur nga prania gazetarëve.
Dy nga shumë fakte të renditura poshtë na bindin ne si qytetarë se tragjedia ka ardhur si shkak i goditjes se anijes shqiptare nga anija italiane “Sibilla”, por qe deri më sot ende nuk ka bërë të mundur të ndergjegjësoj qeverinë shqiptare dhe atë italiane për një drejtësi të drejtë.
Pa kaluar 24 orë, më 29 Mars 1997-Admirali Alfeo Battelli që kishte drejtuar operacionin jep urdhër për hapjen e hetimit të brendshëm në Marinën Ushtarake, ku si përfundim del se kontakti i anijes italiane dhe asaj shqiptare ishin shkaku i kësaj tragjedie.
Anija shqiptare “Katri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, Si pasojë e goditjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi ku ndodhet edhe sot.
Një muaj më vonë, Prill 1997-Deputetja Irene Piveti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, ka deklaruar se për të përballuar fluksin e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det, ku pas 14 vitesh ajo kërkon të falur për këtë deklaratë gjatë një misioni në Vlorë.
Gazetari dhe shkrimtari italian, Alessandro Leogrande i njohur për shkrimet e tij për Tragjedinë e Otrantos. Gazetari Leogrande foli në mediat shqiptare për pengesë në hetimet. Sipas tij provat u zhdukën qëllimisht.
“U zhdukën qëllimisht regjistrimet që përmbanin bisedën e kryer nga anijet në det dhe bazës në tokë në fraksionin kohor kur u mbyt Kateri i Radës, dhe kjo nuk është rastësi”
Edhe sot, prindër e të afërm të viktimave shprehen të revoltuar në mosdhënien e drejtësisë nga shteti italian, por dhe për indeferencën e theksuar të qeverive shqiptare.
Vallë nuk janë të mjaftueshme dy dekada të tëra për të përfunduar hetimet e kësaj tragjedie, dhe sat ë tjera duhet të kalojnë në zbardhjen e të vertetës?