Shtatë vitet e fundit (2015-2021) ishin më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë.
Edhe pse fenomeni meteorologjik La Nina çoi në një rënie të përkohshme të temperaturave vitin e kaluar, konfirmoi sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
Shtatë vitet më të ngrohta janë regjistruar që nga viti 2015, me 2016, 2019 dhe 2020 të parat në renditje, tha WMO në një deklaratë, duke vënë në dukje se për të shtatëtin vit radhazi, temperaturat globale janë tejkaluar me më shumë se 1 gradë Celsius.
“Ngrohja globale dhe tendencat e tjera afatgjata në ndryshimin e klimës do të vazhdojnë për shkak të niveleve rekord të gazeve serrë në atmosferë.”
Ngrohja globale, efekti serë
“Ngrohja globale në terma afatgjatë, për shkak të rritjes së gazeve serrë, tani është shumë më e theksuar se luhatja vjetore e temperaturës mesatare globale e shkaktuar nga faktorët natyrorë klimatikë”, tha Sekretari i Përgjithshëm në një deklaratë të WMO Peteri Taalas. Prandaj, megjithëse dukuritë e njëpasnjëshme të fenomenit La Ninia – i cili u rishfaq në fund të vitit 2021 pas shfaqjes së tij të parë në 2020-2021 – shkaktuan rritje më pak të ndjeshme të temperaturave në 2021 sesa vitet e fundit, në 2021 “ishte edhe më nxehtë se ato të prekura nga La. Ninia në të kaluarën e afërt,” shpjegon Taalas.