Tronditje: U takuan përmes rrjeteve sociale, arrestohet 27-vjeçari shqiptar i dyshuar për përdhunim

Greqi

Njohja online me një shtetas shqiptar 27-vjeçar ka përfunduar si makth për një 17-vjeçare në Koridallo.

Siç ka denoncuar në Polici të hënën më 11 prill vajza, pas një komunikimi që ka pasur me 27-vjeçarin në një platformë në rrjetet sociale, ata kanë rregulluar takimin nga afër, raporton gazeta Ethons

Ata kanë bërë takimin në një park në zonën e Korydallos dhe aty autori i dyshuar sipas dëshmisë së vajzës së mitur e ka kërcënuar dhe e ka detyruar të hipë në motorin e tij dhe ta ndiqte në një banesë aty pranë. Atje ai dyshohet se e përdhunoi dhe më pas e la pranë shtëpisë së saj duke i thënë sërish me kërcënime që të mos fliste me askënd për atë që ndodhi përndryshe do ta lëndonte. Sapo vajza e tronditur është liruar, ajo i është drejtuar njësisë vendore dhe ka denoncuar tek autoritetet, me pasojë arrestimin e 27-vjeçarit.

Njoftim i policisë greke (ELAS-it)

Një i huaj është arrestuar ditën e djeshme, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të Nëndrejtorit të Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, i akuzuar për përdhunim të një të mituri.

I lartpërmenduri akuzohet se pasi ka takuar një të mitur, nëpërmjet aplikacioneve në rrjetet sociale, në orët e mbrëmjes të datës 11-4-2022 e ka çuar atë në shtëpinë e tij, ku ka kryer veprën penale të mësipërme. Nga hetimi para hetimor i Shërbimit të mësipërm, u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Athinës.