Gjermani: Vdekja e një personi mund të përhapë pikëllim tek ata që e rrethojnë. Megjithatë, ka mundësi që ai që ka ndërruar jetë t’i bëjë ta kujtojnë me gëzim. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Gjermani. Më në detaje:
Banorët e një lagjeje në Gjermaninë qendrore janë të shokuar. Kjo, pasi u njoftuan se një fqinj i tyre i moshuar i kishte përfshirë në testamentin e saj. Kështu u ka lënë 6.2 milionë euro. Banorët e një lagjeje në Gjermaninë qendrore u habitën kur mësuan se një fqinj i moshuar u kishte lënë atyre një pasuri prej 6.2 milionë euro (7.5 milionë dollarë) pas vdekjes së saj.
Renate Wedel jetonte në rrethin Waldsolms të Hesse, Gjermania qendrore në Weiperfelden me bashkëshortin e saj, Alfred Wedel, që nga viti 1975. Alfred Wedel, i cili ishte i suksesshëm dhe aktiv në bursë, vdiq në vitin 2014 dhe gruaja e tij Renate vdiq në dhjetor 2019, në moshën 81 vjeçare, sipas CNN.
Autoritetet nuk mund ta besonin kur panë testamentin e plakës. “Në fillim mendova se kjo nuk është e mundur, mendova se kishte rrëshqitur koma, se diçka nuk shkonte”, tha kryebashkiaku. “Komuniteti Waldsolms falënderon pas vdekjes çiftin Wedel për këtë trashëgimi të rëndësishme,” tha komuniteti në një deklaratë. Banorët vendas kanë disa ide se ku duhet të shpenzohen paratë. Disa sugjerojnë që ato t’i jepen ndërtimit të ndërtesave, kopshtit dhe transportit publik.
(Viral Greece)