Kur mungon llogjika humbet tolerenca dhe triumfon urrejtja! skandali sapo ka filluar me protagonistë Bashkinë e Tiranës. Gjoba ndaj PD-së, inspektori i bashkisë: Më falsifikuan firmën. Inspektori Besim Karaj ne Prokurori Inspektori i bashkisë, Besmir Karaj, firma e të cilit është në fletën e gjobës vendosur Partisë Demokratike, ka denoncuar në prokurori falsifikimin e firmës.Karaj është shprehur se nuk ka qënë në shërbim në ditën që është hartuar gjoba, por nuk ka bërë të ditur emrin e zyrtarit të bashkisë që ka kallëzuar. Pas protestës së PD-së të martën e 8 dhjetorit, bashkia e Tiranës i ka dërguar faturën financiare të dëmeve që u shkaktuan, vlera totale e së cilës ishte 16.37 milionë lekë.