Prof. KASTRIOT ISLAMI / Bërja transparente e vetëdeklarimeve të deputetëve të parlamentit shqiptar ka mundësuar publikun vëndas dhe partnerët ndërkombëtarë të “prekin” nga afër dukurinë e kriminalizimit të parlamentit, pushtetit vendor dhe administratës publike.
Në fakt ajo që duket është vetëm maja e ajsbergut, është pjesa e pambulueshme e një dukurie që ka vënë në rrezik të ardhmen demokratike të vëndit. Në realitet, individët me rekorde kriminale, janë pjesa më e “dukshme” e dukurisë që ka cuar në një rregjim solid të interesave të oligarkisë, madje gjykoj se ata janë edhe pjesa me e lehtë për tu cmontuar. Në një formë më të “maskuar” dhe vështirësisht të goditshme, oligarkia e konceptuar dhe realizuar nga Rama ka përfaqesuesit e saj në parlamentin shqiptar dhe në krye të bashkive e në përbërje të këshillave bashkiake përmes i) biznesmenëve që e kanë vënë pasurinë përmes zhvatjes së aseteve publike nga privatizimet, dhe përfitimit të fondeve publike apo koncensioneve e marrjes klienteliste të lejeve të ndërtimit; ii) manjatëve të medias që kanë ndërtuar perandoritë e tyre mediatike në një marrëdhënie te dyshimtë e të paligjshme politikë-biznes-media; iii) zyrtarëve të lartë në pozicione kyce (dogana, tatime, zyra të privatizimit, zyra licendash, prokurorë, gjykatës…).
- Koka e “oligarkisë” është Edi Rama…
Shqipëria është vend me rregjim oligarkik. Ky rregjim tashmë i konsoliduar pas zgjedhjeve të vitit 2013 ka filluar mesa duket të konceptohet para 16 vjetëve me vendosjen e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës. Ka marrë formën e një projekti të realizueshëm para 11 vjetësh me vendosjen e Ramës në krye të PSSH. Është testuar para 7 vjetësh në zgjedhjet e 2009. Dhe është realizuar me “sukses” në zgjedhjet e 2013, para 3 vjetësh. Ky rregjim i konsoliduar në cdo aspekt, si asnjëherë tjetër më parë, synon në vendosë nën kontroll edhe drejtësinë, përmes projektit të Ramës për reformën e drejtësisë. Nuk ka asnjë dyshim se “koka” e rregjimit të Oligarkisë në Shqipëri është Edi Rama dhe sic cdo rregjim tjetër autoritar, i një pakice kleptokrate, nuk ka asnjë dyshim se ai s’do të mund të crrënjoset pa larguar Edi Ramën dhe shpurën e tij të ngushtë. Kjo është arësyeja përse Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm, mes vazhdimit të rrugës së demokracisë perëndimore liberale dhe futjes në rrugën e një rregjimi autoritar oligarkik, banditesk, kriminal… Ky është një rrezik real që artikulojnë partnerët tanë, ndoshta me një gjuhë diplomatike apo si konkluzion analitik për dukurinë e “interesave të oligarkisë” që është bërë shqetësuese për shumë nga vendet ish komuniste të Europës Lindore dhe të Ballkanit.
- Troc dhe qartë: Kriminalizimin e ka ideuar Edi Rama…
Rama dhe media e tij klienteliste, pas publikimit të vetëdeklarimeve të deputetëve, po përpiqen ta paraqesin situatën simetrike madje të krijojnë idenë se të gjithë forcat politike janë të prekura nga dukuria e kriminalizimit në mënyrë të njëjtë, ne haperise dhe kohe. Prej këndej duan të arrijnë në përfundimin se “gjithë kjo ishte një lojë e dështuar e opozitës” e cila sic thotë Rama “madje ra në gropën që hapi vetë” apo sic artikulojnë disa të tjerë nga “ky proces mbeti vetëm aspekti moral”. E vërteta është krejtësisht ndryshe. Kriminalizimin e PS e ka ideuar Rama me një koncept të qartë: në jug PS është më e pranishme dhe mjaftojnë disa “oligarkë” për të siguruar fitoren “historike” apo për ta thelluar aty ku PD është dobët, kurse në veri, aty ku PD ka qënë historikisht më e fuqishme, apo në disa zona të saj tradicionale, do të duhet për të përmbysur rezultatin të “vishen me kostum politik”, pra të kandidohen, të “fortë” lokalë, individë me rekorde kriminale, individë që zotërojnë pasuri të dyshimta që mund ti vënë në dispozicion të blerjes së votave, zotërues të televizoneve lokale. E thënë më shkoqur: Në veri e në zonat e saj tradicionale do ta cmontojnë Berishën me “kriminelë të veshur me kostumin e deputetit dhe/ose të kryetarit të bashkisë”.
- Projektin e kriminalizimit të PS e ka zbatuar me fanatizëm vetë Rama…
Për të realizuar këtë ide Rama ka grumbulluar informacionin e nevojshëm duke shkuar në cdo zonë dhe duke biseduar vetë më seicilin prej tyre. Ka bërë marrëveshjet përkatëse duke marrë direkt nga goja e tyre të gjithë informacionin për “bëmat”e kryera prej tyre dhe cfare mund te investojne per te fituar mandatin , pra për gjithcka sot është bërë publike e madje edhe më shumë se kaq. Objeksioneve apo “shqetësimeve” të partnerëve, Rama i është përgjigjur me dy opsione: i) në zgjedhjet e 2009, duke ju thënë se këta individë më duhen të përballoj Metën i cili po ashtu në veri ka vendosur individë të të njëjtit profil; ii) kurse për zgjedhjet e 2013, është përdorur argumenti se “këta individë më duhen përkohësisht për të cmontuar Berishën në zonat e tij tradicionale dhe në veri”. Madje në rastet kur presioni nga partnerët ka qënë shumë i lartë, për ndonjë individ, është marrë angazhimi se pas fitores së zgjedhjeve ai do të spostohet/eleminohet politikisht. Analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 2013, në nivel qëndre votimi, komune/bashkie dhe rrethi e madje në ndonjë rast edhe qarku tregon qartë se cilët janë individët “oligarkë” (me rekorde kriminale, me pasuri të dyshimta, në zotërim të mediave lokale…) që kanë përcaktuar zgjerimin e fitores në veri dhe në zonat tradicionale të PD.
- Përfituesi më i madh i kriminalizimit të PS është Edi Rama…
Në zgjedhjet e 2009, Rama testoi projektin e tij të kriminalizimit të PS, duke marrë vetëm 65 mandate, por mbi të gjitha duke mos arritur të garantonte suksesin maksimal në veri dhe në zonat tradicionale te PD . Arsyeja ishte se i mungonte “aleanca e qelbësirave” por edhe sepse jo në të gjithë zonat e veriut kishte gjetur individët e duhur. Nga analiza e rezultatit të 2009, ai arriti në përfundimin se suksesi i projektit të tij varej nga disa faktorë: i) thellimi i spastrimit të PS nga njerzit me kontribute, vlera e integritet për të krijuar më shumë hapsirë për individët me rekorde kriminale dhe/ose oligarket; ii) thellimi i projektit të kriminalizimit/oligarkizimit të PSSH dhe iii) realizimi i “aleancës së qelbësirave” duke kombinuar përpjekjet me aleatët për të “dërmuar” Berishën në veri dhe në zonat e tij tradicionale. Qëllimi u arrit, “aleanca e qelbësirave” (e vetëpagëzuar e tillë) siguroi 83 mandate, dhe në veri e në zonat tradicionale “oligarkët, kriminelet, manjatët” arritën të siguronin një rezultat “spektakolar”, që në raportin e OSBE/ODHIR cilësohet si a) blerje e votave dhe b) intimidim (kërcënim) i votuesve. Rama do të bëhej kryeministër me një maxhorancë prej 83 mandatesh, duke rezultuar “përfituesi më i madh” i kriminalizimit të parlamentit, në fakt i shkon më mirë i “oligarkizimit të parlamentit”. Ky projekt do to të thellohej me zgjedhjet vendore të 2015 duke sfiduar edhe këshillat e ardhura nga SHBA.
- …Merruni vetëm me ideatorin, rekrutuesin dhe përfituesin e kriminalizimit..
Shumë politikanë analiste (te pavarur apo racionale) kanë rënë në kurthin e Ramës dhe të medias të tij klienteliste apo opinionisteve sharlatane, duke u marrë me vetëdeklarimet e deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake… dhe harruar ideatorin e kesaj skeme…Rama e ka zhvendosur debatin për përgjegjësinë e tij për kriminalizimin e PSSH në simetrinë e kësaj dukurie, duke thënë se “edhe PD ka të tillë individë…”, madje duke thënë se “PD ra në gropën që hapi vetë”. Sejmenë apo ‘kukulla” të Ramës në grupin parlamentar dhe “analistë” të klientelës oligarkike, duan po ashtu të zhvlerësojnë procesin e dekriminalizimit, duke thënë që kjo ishte vetem një lojë morale/politike e opozitës. Ka vetëm një mënyrë për të mos rënë në këtë kurth. Të tregohet e vërteta. E vërteta është se ideatori, rekrutuesi, realizuesi dhe përfituesi më i madh i kriminalizimit të parlamentit dhe të bashkive të vendit është një dhe vetëm një, Edi Rama. Kjo duhet te artikulohet cdo dite dhe mundesisht nga sa me shume vete cdo dite…Këtë e kam thënë prej disa kohësh por e konsideronin nje reagim inatcor e personal ndaj Ramës. Këtë qëndrim e ka përvetsuar tashmë elita drejtuese opozitare. Aktualisht këtë qëndrim e kanë edhe shumë opozitarë racionale. Shumë socialistë të ndershëm, me kontribute, vlera e integritet. Madje edhe shume diplomate e kane pervetsuar kete teze dhe me siguri kane raportuar ne kancelarite e tyre te bindur se kjo eshte tashme nje e vertete e provuar. Po vjen dita që këtë qëndrim ta përqafojnë shumica e shqiptarëve. Jam i sigurtë se shumë shpejt Edi Ramën do ta mbrojnë në marrëzitë e tij vetëm një grusht nga ata që kanë përfituar në mënyrë korruptive nga rregjimi i tij… askush tjeter….madje edhe shumë nga individët me rekorde kriminale do të hidhen prej tij si limonë të shtrydhur… ashtu sic ka ndodhur këto 3 vjet… do te ndjehen te “tradhetuar” nga loja e tij me kriminalizimin…