Rama përçarës i së majtës ?

Politika

rama-2

Njeriu misterioz që hipi në majën e piramidës me katapult do të mbahet mend për shumë vite si një përçarës i së majtës. I ardhur nga emigracioni ende pa qenë anëtar i kësaj partie, bëri të mundur të vendosë një tip censurë si brenda ashtu dhe jashtë partisë, duke bërë të mundur një lloj reformimi brenda kampit socialist. Si një politikan progresist Rama bëri të pamundurën në të mundur duke larguar politikanë me zë që kishin kontribuar në politikën shqiptare, duke filluar që nga ish presidenti Rexhep Mejdani dhe ish kryeministri Nano, Servet Pëllumbi etj. Si një bashkiak i suksesshëm vinte në Partinë Socialiste si një kryetar me vizione të reja me mesazhin e një politike të re duke u bazuar edhe tek elementi i ri e pa perspektivë i parakohshëm, por duke i mbështetur gjithashtu edhe tek xhaketat e vjetra. Largimi i politikanëve më me zë dhe mënjanimi i tyre në këto zgjedhje tregonte se Rama po hapte një plagë të dytë brenda partisë, ndërsa marrëveshja e përbashkët me kryetarin e PD-së për ndryshimin e kodit të sistemit të ri zgjedhor e vuri atë përball vetes së tij edhe kundërshtarë të tjerë. Në vend që të punonte për bashkimin e të majtës Rama bëri të kundërtën, pasi kërkonte që në votime të shkonte i vetëm duke mos llogaritur mirë kohën dhe vendin e duhur.

Integrimi i vendit varet në radhë të parë nga vetë integrimi i politikës shqiptare në përgjithësi…