Ngjarrja ka ndodhur ditën e sotme pas sheshit “Omonia”, por mbi të gjitha autoritet kanë filluar hetimet se mos kjo ngjarrje ka të bëjë me grupet terroriste. Viktima është greku 38-vjeçar Theophilus Lazaraki, që vuante dënimin në burgun Halkida, ku pas një shkëmbim zjarri me policinë, ka plagosur një nga forcat e policisë e më pas ka vrarë veten
Sipas burive të policisë ngjarja ndodhi në orën 11:15 të mëngjesit, kur grupi i policë DIAS u përpoq për të kontrolluar një grup të njerëzve në sheshin Omonia.
Lazarakis fillimisht ka qëlluar tri herë kundër forcave të policsë ELAS dhe ka plagosur një polic në dorë, edhe pse grupi DIAS i është kundërpërgjigjur me të shtëna, viktima për një çast arriti të ikë. Pak minuta më vonë, 38-vjeçari me pistoletën e tij i dha fund jetës së tij.