Mediat greke : Shqiptarët kontrollojnë hyrjen nga Greqia!

Greqi

Masa të një sigurie të lartë  po merren nga Shqipëria jo vetëm në portet e lidhura me Italinë, por edhe në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.

Në stacionet doganore ka një broshurë që përmban informacione për virusin e rrezikshëm, e cila u shpërndahet të gjithë atyre që hyjnë në Shqipëri.

Ndërsa këtë mëngjes ka një staf mjekësor në zyrën doganore të pajisur me termometra lazer për të monitoruar të gjithë pasagjerët që vijnë nga Greqia, transmentojnë mediat e vendit fqinje.