Sipas një deklarate të zyrës së shtypit të shtabit të përgjithshëm, Turqia ka filluar ngritjen e një muri mbrojtës me gjatësinë prej 330 kilometra përgjatë kufirit të saj me Irakut dhe Sirisë , për të parandaluar emigrantët e paligjshëm.
Sipas deklaratës të huaj nga 68 vende ishin përpjekur të kalojnë kufirin për t’u bashkuar me xhihadistët e Daesh (kalifatit islam), gjatë periudhës gusht – dhjetor 2016. Sipas këtyre të dhënave, rreth 425.000 njerëz nga 74 vende të ndryshme, ishin përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin turk, prej të cilëve 390,000 të ardhur nga lufta në Siri. Në Turqi sot, ndodhen rreth tre milionë refugjatë nga Siria. Burime turke pohojnë se për mirëmbajtjen e këtij numri të refugjatëve, shteti turk ka shpenzuar rreth 25 miliardë $, që nga fillimi i luftës në 2011.