Focus News / Një sëmundje kronike që ndodh me shtetin shqiptar , i cili ka tre jave që ka lënë këtë përfaqesi të një vendi evropian pa përfaqësues. Nuk është hera e parë që kjo përfaqësi qendron pa ambasador. Një gjë e tillë është përsëritur në vitin 2005, ku ambasada jonë qendroi reth 20 ditë pa ambasador , sepse ish dy ambasadorët Bashkim Zeneli dhe Vili Minarolli nuk deshironin të uronin apo te shtrengonin dorën njeri tjetrit.
Më 13 dhjetor të vitit të kaluar ministri i Jashtëm Bushati pati emëruar kushërirën e tij ambasadore Ardiana Hobdari, ku u tha se ajo do të fillonte punë në fillim të vitit, por nuk u pa kjo gjë. Por për hir të vertetës që nga 3 marsi ambasada shqiptare në Athinë është pa ambasador. Sot shkuam për të takuar ambasadoren por atje mësuam se ambasadorja ende nuk është paraqitur në punë.
Lind pyetja si ka mundësi që Shqipëria një vend kandidat për në familjen Europiane të lërë pa ambasador pëefaqësinë e saj në Athinë, në një vend te BE, ku problemet midis dy vendeve dihet se sa “të mira” janë ?
Shpresojme se së shpejti se shteti shqiptar do të ndërgjegjësohet që ambasada jonë më në fund të ketë drejtuesin e saj, është kjo ambasadë që mbahet nga taksat e popullit dhe nga sherbimet konsullore në kurriz të emigrantëve…