Pas takimit me Metën, Rama pret në kryeministri Petrit Vasilin

Politika

 

Para disa çastesh në kryeministri është shfaqur Petrit Vasili, i cili mësohet se do të takojë kryeministrin Rama.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me aleatin e tij dhe kreun e LSI-së, Ilir Metën. Është bërë me dije se në fokus të këtij takimi ka qënë situate politike dhe koalicioni. Pas takimit me Metën, Rama është takuar me të besuarit e tij, Sajmir Tahirin, Erion Velinë, Gramoz Ruçin. Takimi është mbajtur në ambientet e brendshme të kryeministrisë dhe zgjati rreth 90 minuta. Kujtojmë se Veliaj dhe Vasili ishin pjesë e darkës së të dielës mes Ramës dhe Metës.