Kështu u tha dhe kështu u bë! Nuk ka takim ka thënë ambasadorja e porsa ardhur një gazetari
Asnjë nuk shkon në këtë përfaqësi për qejf për të kaluar kohën, apo sepse nuk ka çfarë bën dhe se e ka marrë malli, pasi edhe largësia bën punën e saj. Dje një kryetar shoqate sëbashku me një gazetar janë drejtuar këtij institucioni shqiptar për një problem që lidhej me emigracionin. Por…!
Zoterinjë duhet të lini takim me anën e një telefoni për të takuar ambasadoren iu tha te porta me edukatë nga një djalë i ri, i cili më parë i kishte transmetuar kreut të kësaj përfaqësie se një gazetar sëbashku me një kryetar shoqate kërkonin një takim me të.
Tentuan të merrnin në telefon numrin për të cilin u tha se duhej të komunikonin por më kot, edhe pse ishin te dera e ambasadës. Më pas i thanë të mbyllnin një takim me gojë pasi me telefon nuk përgjigjej por më kot. Është një urdhër i prerë i ambasadores që takimi duhet të lihet me telefon te sekretarja, kjo ishte përgjigja përfundimtare që muarrën nga ky institucion, që ende nuk po kupton se disa probleme nuk mund të presin me ditë të tëra, aq më shumë kur ne derë trokasin gazetarë…
Por nuk kemi çfarë të bëjmë, kur bota ecën përpara ne ecim prapa…Kjo është ambasada jonë që edhe për probleme të rendësishme duhet të presësh ditë për të takuar kreun e saj. I urojmë punë të mbarë dhe suksese ambasadores Hobdari!