Katër rajone në Europë kanë një Produkt të Brendshëm Bruto për frymë dyfish më të lartë se mesatarja e BE-së të barabartë me 28,900 euro.
Sipas raportit të Eurostat, zyrës së statistikave në Bashkimin Europian, rajoni me PBB-në më të lartë për frymë është Inner London – West në Mbretërinë e Bashkuar me 212,800 euro sipas të dhënave të vitit 2015. Ndjekin më pas Grand Ducato në Luksemburg (89.900 euro), Hamburgu në Gjermani (61,700 euro) e Brukseli ne Belgjikë (63.300 euro). Të dhënat janë të vitit 2015 dhe shprehen sipas fuqisë së blerjes për frymë.
Po sipas këtyre të dhënave në vitin 2015 ishin 20 rajone me PBB-në për frymë rreth 50% më të lartë se mesatarja e BE-së. Pesë prej tyre ishin në Gjermani, katër në Mbretërinë e Bashkuar, në Vendet e Ulëta, një në Austri e nga një në Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Sllovaki, Zvicër sikundër edhe në Luksemburg. Ndërsa sa u përket rajoneve më të varfra pas Severozapaden në Bullgari (29% nën mesatare), rajonet e tjera janë: Mayotte në Francë (32%), Severen e Yuzhen në Bulgari (të dyja 33%) e verilindja e Rumanisë (34%).
Nga 19 rajone me PBB-në për frymë më të ulët se 50% e mesatares së BE-së pesë ndodhen në Bullgari, katër në Hungari e në Poloni, tre në Rumani, dy në Greqi dhe një në Francë. Eurostat në metodologjinë e saj vlerëson se në disa nga këto rajone, PBB-ja për frymë mund të ndikohet në mënyrë domethënëse edhe nga dërgesat nga jashtë, pasi shifrat nuk mund të arrihen vetëm nga e ardhura që sigurohet brenda vendit. Në rajonet e origjinës së remitancave është regjistruar efekti përkatës, i kundërt.