Ankimimi i opozitës, ja 5 gjyqtarët që vendosin fatin e 18 qershorit, mes tyre Gjin Gjoni

Politika

Kolegji Zgjedhor përzgjedhur përmes shortit pesë anëtarët që do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për të shpallur të pavlefshme listat e kandidatëve për deputetë të paraqitur nga PS dhe partitë e tjera.

Gjyqtarët e zgjedhur janë:

1-Tomorr Skreli

2-Gjin Gjoni

3-Sotiraq Lubonja

4-Ridvan Hado

5-Artur Malaj

Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni.

Me firmë të PAA, opozita  ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme. Sipas opozitës  listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli  në orën 24:00 dhe jo 29 prilli.