Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion policor në fshatin Grudë e Re dhe Xhan. Në kuadër të këtij operacioni, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy fermerëve që kultivonin kanabis.
Sipas njoftimit për shtyp, atyre iu është sekuestruar 90 kilogramë kanabis. Të arrestuarit në kuadrin e operacionit “Alavana” janë shtetasu Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.
Policia e Shkodrës ka njoftuar se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, u gjetën 9 kg kanabis dhe një pushkë 20-she me një krëhër me 20 fishekë. Gjithashtu gjatë kontrrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së Mirash Malit, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjetën 81 kg lëndë narkotike kanabis.