Policia e Shtetit pritet të ndërmarrë masa maksimale për protestën e ditës së nesërme që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike do të mbajë para Kryeministrisë.
Bëhete ditur se mbi 2 mijë efektivë do të angazhohen për të siguruar rendin dhe qetësinë në bulevard, mes të cilëve pritet të ketë edhe policë civilë.
Ndërkohë në terren do të jenë gjithashtu në gatishmëri Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartit RENEA.
Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka thënë se protesta do të jetë masive por paqësore, megjithatë nuk përjashtohen trazirat ose përplasjet e mundshme.
Gjithashtu ambasada Amerikane ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që jetojnë në Tiranë që të kenë kujdes ditën e shtunë.
Protesta e nesërme vjen pas më shumë se dy muajsh protestë në të ashtuquajturën “çadra e lirisë”, nga ku lideri i opozitës Basha ka kërkuar me çdo kusht formimin e një qeverie teknike, si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.