Tërmeti i 5.7 Rihter goditi dje në mbrëmje në verilindje të Iranit duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur 377, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA që citon qendrën sizmologjisë iranian. Epiqendra e tërmetit ishte vendosur jo shumë larg nga qyteti Boznour që ndodhet në provincën Khorasan në verilindje të Iranit. Sipas zyrtarëve lokalë, janë regjstruar rreth 60 të lënduar që gjenden në spital, por dhe shumë fshatra janë shkatërruar nga më shumë se 40%.