Vizat në Amerikë, ndryshon rregullorja

Aktualitet

Ambasada Amerikane zbardh procedurat e reja për vizat turistike dhe bashkimet familjare. Si zgjidhet problemi me pasaportat e vjetra që kanë skaduar dhe kush ka të drejtë të aplikojë. Mundësi faljeje për të dënuarit…

Ambasada Amerikane ka publikuar ndryshimet që janë bërë për dhënien e vizave turistike dhe aplikimet për bashkime familjare. Përmes një pyetësori, Ambasada ka kërkuar nga qytetarët që të përgjigjen ndershmërisht dhe qartazi në intervistën për vizë turistike, ndërkohë që duhet të shmangin dërgimin e dokumenteve të panevojshme. Më tej, Ambasada Amerikane në këtë postim shkruan se oficeri konsullor do t’i japë menjëherë një përgjigje qytetarëve. “Ndoshta po mendoni për intervistën tuaj të afërt për vizë turistike? Shumë kanë komentuar që intervista e tyre për vizë ishte shumë e shkurtër, ndonjëherë vetëm disa pyetje. Në fakt, kjo është më se normale. Thjesht përgjigjuni pyetjeve ndershmërisht dhe qartazi dhe mos sillni dokumente të panevojshme. Oficeri konsullor do t’ju japë menjëherë një përgjigje”, shkruan Ambasada. Pyetjes se nëse je në proces të një peticion emigrimi, a mund të kualifikohesh për vizë, Ambasada përgjigjet: “Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Sigurohuni të përmendni që keni në proces një peticion emigrimi në formularin e aplikimit. Kini parasysh se për një vizë turistike barra e provës bie mbi aplikantin ose aplikanten që të provojë se ai ose ajo ka lidhje madhore me vendin e tij ose të saj”. Pyetjes se përse data e kategorisë F4 ka katër muaj që nuk ndryshon, Ambasada përgjigjet: “Siç edhe ju mund ta dini, Seksioni Konsullor nuk ka rol në ecurinë e datave prioritare. Kjo ecuri përcaktohet nga një formulë komplekse, bazuar në vizat imigruese të lëshuara gjatë vitit fiskal. Byroja konsullore duhet të lëshojë numrin e përcaktuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për çdo vit fiskal për secilën kategori vizash. Nëse p.sh. ky numër i lëshuar ka qenë i ulët deri në 6-mujorin e parë të vitit fiskal, Byroja Konsullore në Shtetet e Bashkuara mund të përparojë datat prioritare, në mënyrë që të lëshohen më shumë viza që të arrihet numri i përcaktuar nga Kongresi. Në mënyrë të ngjashme, nëse janë lëshuar më shumë numra vizash dhe po arrihet limiti i përcaktuar nga Kongresi, mund të ndodhë që të ngadalësohet ose të ketë kthim prapa të datave prioritare duke rezultuar në kohë më të gjatë pritjeje”, shkruan Ambasada.

Pasaportat

“Pasaporta ime e vjetër ka skaduar. A mund të udhëtoj me pasaportën e re dhe me vizën që kam te pasaporta e vjetër? “Po, ju mund të udhëtoni me të dyja pasaportat: me pasaportën e vjetër që ka vizë të vlefshme dhe me pasaportën e re, me kushtin që viza të jetë e padëmtuar, dhe po udhëtoni për të njëjtin qëllim për të cilin ju është lëshuar viza, dhe emri juaj të mos ketë ndryshuar. Zyrtari i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit do vulosë pasaportën tuaj me “VIOPP” (viza tek pasaporta tjetër). Mos u përpiqni të hiqni vizën nga pasaporta e vjetër dhe ta vendosni tek e reja, viza nuk do të jetë më e vlefshme”. Pyetjes se a mund të nisë procesi për bashkim familjar motër-vëlla kur ke Green Card dhe si duhet të jetë gjendja civile, Ambasada komenton përmes këtij postimi se bashkimi familjar motër-vëlla hyn tek kategoria F4, por nuk mund të kryhet kur motra ka Green Card, por vetëm kur bëhet nënshtetase amerikane. “Nuk ka rëndësi gjendja civile e juaj në këtë kategori. Peticionet nё pritje, veçanërisht kategoritë numerikisht tё kufizuara, mund tё qëndrojnë nё Qendrën Kombëtare tё Vizave (NVC) për shumë vite, kategoria F4 pёr shembull ёshtё një nga kategoritë e preferencës bazuar nё familje. Ekzistojnë kufizime ligjore për numrin e vizave tё kategorive me preferencë bazuar në familje që mund tё lëshohen çdo vit. Në këto kategori, listat e pritjes përcaktohen duke u bazuar në datën prioritare, e cila është data kur ёshtё dorëzuar peticioni juaj. Kurse datat Cutoff, tё vendosura nga Zyra e Vizave, përcaktojnë se kur peticionit tuaj i vjen radha e shqyrtimit për vizë. Peticioni juaj mund tё bёhet aktual, pra gati për proces të mëtejshëm, vetëm kur data Cutoff nё kategorinë e vizës suaj tё ketë përparuar nё datёn tuaj prioritare. As Ambasada, as Qendra Kombëtare e Vizave nuk mund të parashikojnë se kur do të mund të bëhet aktual rasti juaj”, shkruan Ambasada.