Nga Grid Rroji
Zgjedhjet e 2017ës do të analizohen historikisht si dështimi më i përplotë i projektit skllavërues të parisë së Tiranës, e cila në bashkëpunim bëri pazarin e radhës për t’i mbajtur shqiptarët nën zgjedhën e oligarkisë kriminalo hajnore. Bojkoti i shqiptarëve ishte fituesi i vetëm i këtyre zgjedhjeve.
Pikësëpari duhen thënë disa të vërteta të cilat aradha e analistëve të paguar, eunukëve pseudo intelektualë dhe skllevërve të ndërgjegjshëm e pandërgjegjshëm mediatikë do të përpiqen t’i mjegullojnë.
Bojkoti i shqiptarëve ishte masiv, i ndërgjegjshëm, dhe qartësisht i drejtuar kundër parisë kriminale dhe antishqiptare të Tiranës. Numrat që japin shërbëtorët e parisë nëpër të ashtuquajtura institucione të pavarura janë të palogjikshme dhe të stisura nëpër kulisat e errëta të marrëveshjeve të pashkruara. Kështu për shembull, ka kollotumba cirku si rritja e përqindjes të pjesëmarrjes në rang territori rreth 7 përqind, dhe nuk ka nevojë të jesh matematicien të kuptosh falsitetin e këtyre numrave. Me pak fjalë, realisht kanë votuar rreth 30% e shqiptarëve, pra administrata, interesaxhinjtë, të blerët dhe skllevërit e tjerë të pandërgjegjshëm të tepsisë së Parisë. Më tej, megjithëse Paria do të fillojë të racionalizojë këtë proçes si një proces brenda të djathtës, si humbja e Bashës dhe triumfi i kryetimonierit Rama e përralla të tjera propagandistike, numrat realë në përfundim të numërimit do tregojnë që të gjitha palët e parisë u bojkotuan rëndshëm nga shqiptarët dhe ndryshimi në rezultat u përcaktua nga lëvizjet brenda tepsisë hajnore të parisë dhe shitblerjes së skllevërve.
Fakt është që fituesja e pazarit të tepsisë së kutive të mbushura me marrëveshje, Rrulindja kriminale e Edi Ramës, ka marrë të paktën disa dhjetëra mijëra vota më pak se sa mori në 2013, për shkak se nuk e ka më besimin e shqiptarëve. Pa i hyrë mënyrës se si kanë blerë apo tjetërsuar votat në zona të ndryshme bandat e të gjithë palëve-si për shembull votat e PDIUs në një zonë shumë të varfër si Dibra-edhe nëse i marrim të mirëqena të dhënat e tepsisë qeverisja e ardhshme në rastin më të mirë do të ketë bekimin e një minorance prej rreth 25% të shqiptarëve. Pra kundër saj do jetë një shumicë dërrmuese. Ajo që komentohet sot si fitore madhore e bandës në pushtet apo humbje e bandës kundërshtare është thjesht një përpjekje Gëbelsiane për të fshehur realitetin e bojkotit duke u përqëndruar tek ndarja e tortës së mbetur. Tepsia në këtë sens përkufizohet si përballje e strukturave të krimit, që janë më të konsoliduara tek pushteti, por ishte pa dyshim një humbje e madhe kundrejt shqiptarëve që e refuzuan pazarin e parisë me përbuzje dhe bojkotuan.
Së dyti, nuk ka asnjë dyshim se bojkoti masiv ishte rezultat e fillimit të ndërgjegjësimit të shqiptarëve se kjo pari antishqiptare e çshqiptarizuese nuk punon për ta. Po ashtu, bojkoti është hap vendimtar për fillimin e ndarjes nga Paria kriminale dhe veglat e saj. Rol kyç në këtë ndërgjegjësim ka patur Manifesti Politik i Bleta Shqiptare i cili përbën përpjekjen e parë reale, serioze, profesionale dhe kombëtariste për një projekt mirëfilli shqiptar në Shqipërinë londineze që nga Rilindja Kombëtare. Jo më kot, gjatë kësaj fushate klanet kriminale, hajnore dhe antishqiptare të parisë, që shiten e blihen tek të gjithë armiqtë më të egër të shqiptarëve, e përdorën paturpësisht Manifestin. Përdorimi ishte i qëllimshëm, i gjithanshëm dhe i dukshëm si nga pikëpamja ligjërimore, konceptuale dhe komunikative. Këta përdorën në fushatë koncepte që as i kishin pranuar ndonjëherë që ekzistonin si skllavërimi i shqiptarëve, oligarkia kleptokratike, besnikëria ndaj shqiptarisë përpara partisë dhe rrënimi ekonomik që ka sjellë ky sistemi kinse kapitalist engelsian që këta kanë krijuar në Shqipëri.
Simbolikisht kozmopoliti qytendar Edi Rama që i thoshte flamurit sorrë dhe për ca kohë legjitimohej si “i përkëdheluri i Merkelit” e mbylli fushatën duke e krahasuar veten me Ismail Qemalin. Me siguri kur të përfundojë ndarja e tortës që këta e quajnë numërim, do të shpallë veten Kryetimonierin e padiskutueshëm Qytendar Kombëtar. Kozmopoliti qytendar Lulzim Basha që bëri fushatë qesharakërisht me një foto-op me presidentin Tramp, hyri në çadër me flamurin kombëtar e jo me simbolet e PD-së siç ka ndodhur për 27 vjet. Më tej, në të ashtuquajturin program ekonomik me ndihmën e CDU-së, kishte koncepte qartësisht kombëtariste të shtjelluara në Manifest si subvencionimi i ekonomisë kombëtare. Sikurse, katundari luftëtar Ilir Meta bëri fushatë me flamurin e shqiptarit që nuk përkulet përpara segmenteve të kozmopolitëve të shitur të të huajve, ndonëse vetë i shpalli besnikëri Greqisë publikisht dhe në kanale të tjera përndjek agjendat lindore bizantine. Madje, një bandë shitblerëse si PDIU-ja që ideologji të vetme reale ka tortën e pushtetit shpalli moton “Një Atdhe”. Pra, këta e lexuan, përtypën dhe përdorën Manifestin si një mënyrë për t’u ribranduar mediatikisht sa për fushatë. Madje, këta u përpoqën të gënjëjnë shqiptarët se mund t’a përfaqësonin ata ideologjinë e duhur. Mirëpo, shqiptarët e dinë si nga eksperienca dhe nga ndjesitë që kanë krijuar këto vite se gjarpri po e mbajte në gji, edhe nëse duket i fjetur të ha, sepse ajo është natyra e gjarprit. Ndaj dhe shqiptarët i bojkotuan këta horra antishqiptarë që përdorën flamurin si letër higjenike.
Së treti, edhe përpjekja për të krijuar diversion me anë të partive të reja të cilat u përpoqën të tërheqin naivët dhe të rinjtë me anë të retorikës majtiste apo tekniciste dështoi, sepse nuk mjaftojnë fytyrat e reja pa një ideologji të qartë për shqiptarët, prej shqiptarëve dhe nga shqiptarët. Përpjekjet jo ideologjike, sado të komunikuara në mënyrë moderne nuk munden të krijojnë premisat për një transformim rrënjësor të sistemeve institucionale dhe ideologjike të shtetit. Sidomos në një mjedis kriminal dhe mendësi mafjoze që ka krijuar dhe ushqen paria e Tiranës, zgjidhja e problemit nuk mund të jetë “vish një bluzë rinore” dhe dil në rrugë. Zgjidhja është detyrimisht ideologjike dhe ideologjia e vetme e duhur është shtetkombi i shqiptarëve.
Manifesti Politik i Bleta Shqiptare vizaton me qartësi mënyrën se si mund të dalim nga kjo greminë nëpërmjet rikonceptimit të shtetit si një shtetkomb të shqiptarëve, i cili punon për të ngritur dhe forcuar ato struktura shoqërore që i shërbejnë interesave të shqiptarëve. Thënë thjesht, ajo që duhet është një strukturë institucionale dhe ideologjike për shqiptarët dhe prej tyre, që t’i mbrojë ata nga armiqtë dhe antishqiptarët që i shohin si fise egërsirash pa origjinë e pa farë, dhe që i duan të shpërbërë ose nën influencën e interesave të huaja.
Rikonceptimi i shtetit duhet të përmbajë këto dhjetë principe programore:(1) projekti politik duhet mbështetur në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb shqiptar (2) projekti duhet të mbështetet në një sistem politik demokratik (3) në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj (4) në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar (5) në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar shqiptar (6) në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes, në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore (7) në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë (8) në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive (9) në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve (10) Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i strukturave funksionale të një sistemi të partive politike i cili të avancojë e të mbrojë interesat e bashkësisë ligjore-politike me mjete legjitime demokratike.
Ky rikonceptim do të mbështetet tek ato shtresa shoqërore që pikësëpari ndjehen shqiptarë. Siç e kemi thënë tek Thirrja që i kemi drejtuar shqiptarëve ndryshimi do të vijë nga ata që: besojnë se janë shqiptarë etnik, me farë, me trashëgimi e me vetëdije sepse nuk munden me qenë tjetër para vetvetes; tek ata që besojnë se qëllimi i Krijuesit, që njeriu duhet me e dashtë të afërmin e vet si vetveten, është themeli i përparimit, i begatimit dhe i zhvillimit të shoqërisë së vërtetë e të moralshme njerëzore në të gjithë kohët por më shumë sot se kurrë; tek ata që besojnë se Krijuesi i ka ndarë njerëzit në farë e në kombe që punojnë secili për vete, e kur duhet, edhe kundër kombit tjetër, sepse ashtu arrihet e mira që dëshëron njeriu por edhe qëllimi i Krijuesit; ata që besojnë tek Familja shqiptare si bartëse e vlerave etnike shqiptare, si farkëtuese dhe krijuese e shqiptarit si njeri shoqëror dhe si themeli i shoqërisë morale e vëllazërore; ata që besojnë se Familja dhe Nëna janë të shenjtë, dhe Kombi Shqiptar si një familje e zgjeruar e shqiptarëve; ata që besojnë se vetëm një komb shqiptar, që buron nga etnia dhe origjina etnike e përbashkët, që ndjek idealet e Rilindjes Kombëtare u mundëson që të jetojnë me vetëdije, me vlera, me identitet dhe me moralin e duhur; tek ata njerëz që besojnë se jeta e gjithsecilit shqiptar do të bëhet si e meritojmë vetëm kur ne të kemi një shtet-komb që punon për shqiptarët, me shqiptarët që i janë besnikë atij shtet-kombi dhe që mbron interesat e shqiptarëve kudo që janë dhe me mirëkuptimin e dëshirueshëm për pakicat që jetojnë në shtet-kombin tonë; tek ata që besojnë se bota është e ndërtuar me shtet-kombe dhe se vetëm shtet-kombet i mbrojnë popujt nga skllavëria që të imponon interesi material pa identitet, shërbimi individual pa kushte ndaj të huajve, shfrytëzimi i jetës pa vlerë, shtaëzërimi men-dor dhe ideologjitë e bindjet që tjetërsojnë shpirtin e vërtetë të shqiptarit; që besojnë se ata që punojnë kundër shqiptarëve e kundër shtet-kombit të tyre, edhe po të jenë gjak i gjakut tim janë armiq për vdekje të shqiptarëve dhe duhet të marrin shpërblimin që meritojnë.
Pra, shqiptarët e hodhën hapin e parë. Siç i këshilloi Bleta Shqiptare dhe shumë organizata të tjera shoqërore, ata bojkotuan masivisht dhe me ndërgjegje këtë pari antishqiptare dhe çshqiptarizuese që i do skllevër të përjetshëm. Hapi tjetër i nevojshëm është ndërtimi i një alternative politike që të jetësojë parimet e mësipërme në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë projekt duhet të përfshihen të gjitha energjitë pozitive të shqiptarëve që nuk kanë bërë krime kundër shqiptarëve sepse njerëzit këta janë dhe nuk do i gjejmë tjerakund. Por kushdo që do të dëshirojë të përfshihet në të do ti përgjigjet një kodi sjelljeje dhe rregullash të qartë që do të aplikohen barabar për të gjithë. Ky projekt nuk mund të kornizohet në konturet e parisë si “i majtë” apo “i djathtë”, një kornizë që i volit shumë parisë sepse i mundëson luftën personale ndaj njerëzve që përçojnë idenë. Por mbi të gjitha, ky projekt do të mbështetet jo thjesht tek ata qindra mijëra të rinj e profesionistë shqiptarë që e bojkotuan me neveri tepsinë e Parisë, por edhe tek ata qindra e mijëra shqiptarë në mërgatë që jetojnë me nder, e duan atdheun e vet, dhe e kanë ruajtur identitetin shqiptar. Mërgata është pulsi moral dhe formëzues i projektit të shtetkombit shqiptar.
Bleta Shqiptare si lidhje qytetare e ka vendosur hullinë e duhur ideologjike dhe konceptuale ku duhet të krijohet dhe të përparojë kjo alternativë kundër parisv. Mirëpo shqiptarët duhet t’a kuptojnë se bojkoti nuk mjafton dhe nuk duhet të presin që zgjidhja t’u vijë e paketuar dhe e gatshme. Shqiptarët e ndershëm, ata që e duan kombin më shumë se veten, ata që e duan Shqipërinë si shtetin e shqiptarëve, prej shqiptarëve dhe për shqiptarët duhet t’a jetësojnë një projekt të tillë politik për t’i dhënë fund skllavërimit të shqiptarëve. Shqipëria shqiptarëve!