BE uron marrëveshjen: Është në interesin e qytetarëve shqiptarë

841

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar përmes një deklarate në “Twitter” pas arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që është në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Rama dhe Basha arritën një marrëveshje rreth orës 1:20 të mëngjesit të sotëm, bazuar në paketën “McAllister plus” dhe me ndërmjetësinë e zyrtarëve amerikanë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: