Paskal Milo: Më janë kërkuar lekë në këmbim të votës

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka deklaruar se në të gjitha takimet në disa zona të Tiranës, njerëzit i kanë kërkuar para në këmbim të votës.

“Njerëzit në Vaqarr, në Pezë, në Paskuqan, në Kavajë Golem, në Vorë, unë jam ballafaquar me grupe njerëzish që vinin në takimin e parë thoshin do të t’i japim votat ty dhe në takimin e dytë nuk vinin më. Në Vorë, njëri solli listën me 70 vota dhe më tha përpara duhet dhënë. Edhe në Kavajë kërkuan para. Po kështu në Pezë Helms. Ky ishte një fenomen masiv. Kur arritën tek unë që jam parti modeste, imagjinoni çfarë ka ndodhur partitë e tjera. Partitë e mëdha që kanë para dhe individë që kanë bërë para patjetër. Ata individë që i shikoni sot që nuk përfaqësojnë subjekte politike janë në Parlament se janë thasët e parave. Unë nuk kam para. Ky është fenomen masiv. Imagjinoni se çfarë ndodhi në Dibër. Një person komandon gjithë Dibrën për paratë që ka. Një njeri i merr votat gjithë Dibrës për të sjellë në Parlament”, deklaroi Milo në “Arena”.