Data e 4 Korrikut 1776, dita e pavarësisë së Amerikës, kremtohet çdo vit nga mbarë bota si një ditë nderimi për vlerat që mishëron kombi amerikan, demokracinë liberale, sundimin e ligjit, sovranitetin e popullit, liritë dhe të drejtat e njeriut.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur aspiratat dhe luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, për prosperitet e mirëqenie, për krijimin e shtetit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës. Në Amerikë jeton komuniteti më i shquar i diasporës dhe emigracionit shqiptar në botë. Populli ynë ju është shumë mirënjohës popullit dhe qeverive të SHBA-ve, veçanërisht presidentit Willson dhe presidentit Clinton. Unë besoj se ndihma e vazhdueshme e SHBA-ve dhe e presidentit Trump do të mundësojnë që edhe në Shqipëri të vendosen zgjedhjet e lira, shteti i të drejtës dhe demokracia e vërtetë.
Unë dhe partia ZGJIDHJA formulojmë një urim të veçantë për shqiptarët e Amerikës: Gëzuar festën kombëtare të SHBA-ve!