Papa Francesku ka thënë gjatë një intervistë që ka dhënë për “La Republika” të Italisë se e shqetëson grupi G-20. Ai tha se shqetësimet i krijohen për shkak se ka frikë se të mëdhenjtë e botës do të bëjnë aleanca politike kundër emigrantëve.
“Dyshoj për aleancat shumë të rrezikshme mes fuqive që kanë një vizion deformues për botën. Rreziku përsa i përket imigracionit. Problemi ynë kryesor dhe fatkeqësisht në rritje në botë është ai i të varfërve, të dobëtëve, ku emigrantët bëjnë pjesë”, theksoi ai. Papa ka nënvizuar se Europa e di mirë se ka qenë dhe mbetet një kontinent i lakmuar nga ana e emigrantëve dhe se duhet që të hapë portën e saj për emigrantët, të cilët kanë vërtetë nevojë dhe janë të përndjekur nga lufta e tmerrshme që po ndodh në Siri apo shtete të tjera.