13 vite në OSBE, Arta Dade nderohet për kontributin e saj

Aktualitet

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade nuk do të jetë më pjesë e asamblesë parlamentare të OSBE-së. Pas 13 vitesh pjesë e delegacionit shqiptar në këtë asamble, Dade është nderuar për kontributin e saj.

Në fjalimin e mbajtur, kryetarja e komsionit të jashtëm, Arta Dade, ka theksuar se kjo Organizatë duhet të vijojë betejënpër vlerat që mbron.

“Të punosh për këto vlera, nuk është e domosdoshme që të jesh këtu fizikisht, por ne duhet të punojmë të gjithë së bashku që t’i sjellim vendet tona sa më parë, mbi frymën e solidaritetit, kompromisit dhe përmes zgjidhjes së sfidave përmes vlerave që kjo organizatë përfaqëson”, ka theksuar kryetarja e Komisionit Parlamentar të Politikave të Jashtë Arta Dade.