Blushi: ja cilët janë ata që vodhën votat

Aktualitet

Ish-deputeti Ben Blushi, i cili diten e sotme nxorri nje video ku tregohej se si tjetersoheshin votat e partive te vogla, ka nxjerre edhe emrat e komisionereve qe ishin perfshire ne kete çeshtje.

Sipas tij, ata jane: Ergys Hila, shef finance ne Ministrine e Mbrojtjes, Mirand Seferi i PD dhe Florian Shkreta dhe Elona Filolli.

REAGIMI I BLUSHIT

Ergys Hila shef finance ne Ministrinë e Mbrojtjes është njëri nga katër numëruesit që ka vjedhur votat në kutitë 1939 dhe 1944/2 në Tiranë. Natyrisht i ka hiper kalit te Rilindjes dhe atë që bën me votat bën dhe me paratë e shtetit.Tre të tjeret janë Mirand Seferi i PD dhe Florian Shkreta e Elona Filolli.Këta të katër sic provohet nga pamjet filmike te KQZ i kanë vjedhur vetëm LIBRA 18 vota ne dy kuti. Do i padis bashkarisht.

Blushi publikon fakte të reja: Ja si u vodhën votat në Tiranë

Kreu i Partisë ‘LIBRA”, Ben Blushi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar foto se si i janë vjedhur votat e kësaj partie në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai shkruan se “nga numërimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës, LIBRA ka patur 9 vota tek secila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit”.

Më tej Blushi, është shprehur se do të padisë komisionerët që kanë vjedhur votat dhe ia kanë kaluar Partisë Socialiste.

Statusi i plotë

JA PROVA SI U VODHËN VOTAT.DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA.SIPAS KQZ ZERO.

Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë.Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit.Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?Po në gjithë Shqipërinë?Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.

JA PROVA SI U VODHËN VOTAT.DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA.SIPAS KQZ ZERO.