Nga Alban Daci /
Gara në PD ka dy drejtime. Mustafaj flet per fryme te re ne PD!
– Drejtimi i parë në normalitet ku Basha dhe Selami janë në garë për kreun e ri dhe po zhvillojnë takimet e tyre të natyrës elektorale.
– Drejtimi i dytë, që s’ka asgjë normale është e përbërë nga ata që kanë përfituar e abuzuar me PD-në dhe tashmë llogjikisht nuk janë më pjesë e reformimit të PD-së. Në këtë grup ka edhe nga ata demokratët e orëve të fundit si artistë apo gazetarë. Me shume pasion dhe me dhimbje po flet për situatën e PD-së edhe një gazetar që nuk e di kur është bërë demokrat dhe nuk e di çfarë sakrificash ka bërë për PD-në apo për Demokracinë. Të bësh profesionin e gazetarit nuk është sakrificë, por mundësi punësimi.
Në grupin e dytë të anormalitetit nuk kanë fund qyfyret. Sot, doli e foli për frymë të re edhe Besnik Mustafaj. Po po, pikërisht Besnik Mustafaj, njeriu qe s’ka fituar asnjë beteje në PD dhe falë z. Berisha u bë ambasador në Francë e më pas edhe Ministër i Jashtëm që lajthiti me deklaratat e tij për Kosovën.
A besoni se Mustafaj mund të jetë fryma e re?
A besoni se Patozi është fryma e re?
A besoni se edhe ca të tjerë si ata mund të jenë fryme e re?!
Në anormalitetin e tyre dhe në egoizimin e tyre të sëmurë mund të bëj çdo tentative për të pasur pushtet. Ata mund të bëjnë edhe një parti tjetër, por e dinë shumë mire se kush do të jetë fundi i tyre. Janë njerëz të urryer nga elektorati i djathtë dhe nga shumica e shqiptarëve. E mendoni sikur Bode të shkojë në Korçë e të kërkojë përsëri vota për veten e tij! Shkoni e pyesni korçarët se sa e mirëpresin Boden! Kemi pasur tentativa të kahershme për përçarje të PD-së. Të gjithë e mbani mend Genc Pollon! Po ashtu mbani mend edhe Cekën e shumë të tjerë. Këto janë modele të turpshme e të dështuara në politikën shqiptare, e sidomos në spektrin e djathtë.
Grupi i dytë i anormalitetit në PD e dinë më mirë se kushdo se sistemi po shkon drejt bipolarizmit politik e në këto rrethana ata kanë vetëm dy rrugë:
– Të heshin e t’i kthehen jetës civile nëse munden.
-Të vazhdojnë të krontribuojnë në PD dhe në projektin e Bashës, sepse jane borxhli ndaj PD-së e demokrateve, e ka ardhur koha që sadopak të jenë mirënjohës me militantët duke kontribuar në fitoren e shpejtë të PD-së…