Athinë – Me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, u takua sot Presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopulos, në Pallatin Presidencial. Informalisht, janë diskutuar ndryshimet e nevojshme në Bashkimin Evropian për ta bërë Evropën më të fortë dhe më koherente. Sipas burimeve të mediave vendas, Sarkozi edhe një herë e siguroi Presidentin e Republikës se kur Grexit ishte në fillim të krizës greke, ai e kishte kundërshtuar qartë, pasi kjo do të çonte në shpërbërjen e Europës