Kontradiktat në Itali për frazat raciste në librin e shkollës

Rajoni

Libri shkollor i fëmijëve në Itali është në qendër të polemikave, për shkak të përshkrimit të emigrantëve që janë parë si diskriminuese dhe raciste.

Një polemikë u shfaq në Itali pas botimit në internet të pjesëve të një teksti shkollor fillor me komente të konsideruara raciste dhe diskriminuese ndaj të huajve dhe emigrantëve.

Në fjalë thuhet: “Prania e të huajve, mbi të gjitha nga vendet aziatike dhe Afrikës Veriore, janë shumë duke pritur në qendrat e ndihmës refugjatëve dhe janë ilegal, që do të thotë qëndrimi i tyre në Itali nuk është i autorizuar me ligj, Në qytetet emigrantët tanë shpesh jetojnë në kushte të pasigurta: ata nuk mund të gjejnë një punë, as strehim të përshtatshëm Kjo është arsyeja pse integrimi i tyre është i vështirë. Për arsye ekonomike dhe sociale, banorët shpesh e konsiderojnë ata një kërcënim dhe shfaqin e jotolerancës ndaj tyre .

Ministri italian i Arsimit Valeria Fedeli tha se do t’i kërkonte Shoqatës së Botuesve Italianë të bënin një rishikim të duhur të librit.