Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, aktualisht presidente e Forumit të Grave të PPE.
Në një postim të saj në ‘Twitter’, Pack ndonëse nuk ka veçuar ndonjë çështje konkrete pyet për faktin se pse nuk reagon ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri.
Sipas Pack, në një kohë kur Shqipëria është vend kandidat në BE, kërkohet një drejtësi më e mirë nëse nuk vihen në dukje gabimet.
“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. BE beson se të kërkosh një drejtësi më të mirë atëherë gabimet e dukshme nuk vihen në dyshim”, shkruan Pack në mesazhin e saj adresuar politikës shqiptare si dhe ambasadores Vlahutin.