Jo më fonde për akademinë sovjetike, por vazhdimësi për albanologjinë

Politika

Qeveria nuk do të financojë më Akademinë e Shkencave, si një institucion që mbi çatinë e tij vazhdon të valvitet flamuri sovjetik. Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo akademi duhet ti nënshtrohet një reformimi që nuk diktohet nga qeveria ndërsa investimet do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet.

Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i  japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë. Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar.  Studimet albanologjike do të mbështeten drejtpërdrejt. Ndërkohë që në kushtet e reja Akademia  Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Ndërkohë paratë  e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e ASH, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit dhe nuk e di  sa vite bëhen nga largimi i sovjetikëve që nuk i morën dot nëndetëset me vete dhe lanë mbi det ASH do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Ai tha se do të përfshijmë pas 27 vitesh bibliotekat shkencore të universiteteve në rrjetin e shkencës duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollarë regjistrimin e universiteteve në gjithë rrjetin e botimeve, studimeve dhe materialeve shkencore për çdo sektor që do të jetë i aksesueshme nga çdo student.Do të financojmë kurset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për ti dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën angleze”, tha Rama