Katër herë “xhiron e botës”  ka bërë Erdogani në 2017

Rajoni

Dhjetëra mijëra kilometra të barasvlershëm me katër herë xhiron e botës është bërë gjatë vitit që po largohet nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Siç thotë agjencia e lajmeve Anadolu, Erdogan bëri udhëtime prej 144,000 milje në 2017 duke vizituar më shumë se 20 vende. Në fakt, presidenti turk udhëtoi për në 26 vende, duke bërë gjithsej 35 vizita, pasi disa prej tyre shkuan më shumë se një herë. Për shembull, ai shkoi dy herë në SHBA, dy në Arabinë Saudite, tre në Katar, tre në Kuvajt dhe katër në Rusi. Me interes të veçantë janë disa shifra të përshkruara në tabelën e Anadolu, siç është ajo se Erdogan u takua me 22 kryetarë vendesh, por gjithashtu mirëpriti dhjetë, që ai dha gjithsej 42 fjalime në takimet në Turqi dhe se vizitoi 55 provinca 67 herë.