Më shumë se 1.000 diplomatë turq dhe nëpunës civilë dhe familjet e tyre kanë paraqitur një kërkesë për azil në Gjermani që nga vera e vitit 2016, kur është bërë grushti i shtetit kundër Tayyip Erdoganit. Numri i aplikacioneve të miratuara deri më tani është 42% këtë vit, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Agjencia Federale e Imigracionit dhe Refugjatëve (BAMF) njoftoi në Nuremberg se 288 mbajtës të pasaportave diplomatike turke dhe 771 nëpunës civilë me familjet e tyre kishin paraqitur kërkesën për azil në BAMF deri më 7 mars.Vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve turq në Gjermani ishte rreth 8,500. Në vitin 2016 kishte rreth 5,700 njerëz