Reagimi i fundit ndaj deputetit Brace ka ardhur nepermjet rrjetit social nga biznesmeni më i sukseshëm, ish-deputeti i PS, Nikollaq Neranxi, që i vetëm po i qendron besnik biznesit të ndershëm në Shqiperi.
Ja postimi i tij i plote ne facebook;
“Unë, borgjezo-revizionisti i pasur që guxoj të tregoj me gisht këlyshat e komunistave, si gjakpirës të pangopur!
Kanë një traditë të hershme nga Partia mëmë, këta që janë sot në pushtet. Perdorin një taktikë diabolike, sipas së cilës, duke relativizuar gjithçka, duan të krijojnë idene se gjithkush që ka ngritur një biznes të madh, është njësoj i përlyer në favoret klienteliste me te cilat këta specialisto-komunistët, blejnë heshtjen e tyre, i depersonalizojnë dhe me pas i përdorin për të pastruar paratë e tyre të pista. Këtë formë baltosjeje tentoi të bëjë ndaj meje, njëri prej tyre, Erjon Braçe, në një intervistë të dhënë dje në një media.
Braçe ishte njeriu i cili kur unë flisja në Parlament për problemet e biznesit, më thoshte “Bravo”! Dhe a e dini pse? Sepse në atë kohë, kryeministër ishte Sali Berisha dhe Partia e tij ishte në opozitë.
Sot unë flas për të njëjtat probleme, por ama sot, situata ekonomike është shumë, po shumë më keq se atëherë! Ndërsa Braçe del dhe thotë se njëri aty është oligark (duke mu referuar mua), vetem sepse tani është në pushtet!
E sfidoj Braçen dhe çdo pushtetar tjetër, të tregojë se sa para publike kam përfituar dhe çfare favoresh kam marrë nga pushteti juaj apo i atyre para jush?! Zero!!!!
Përkundrazi, nga ju kam marrë si “dhuratë”, arrestimin tim në eventin më të rëndësishëm të Kompanisë time dy vite më parë, nga kriminelet që ju mbështesin, kam marrë si “dhuratë” grabitjen me maska të Kompanisë në mes të ditës si dhe marr çdo ditë “dhurata” të tjera si gjoba dhe kontrolle hakmarrëse nga administrata juaj që e keni degraduar si mos më keq!
Ta bësh biznesin me djersë dhe pa ndihmën tuaj, është plotësisht e mundur, por ju s’mund ta kuptoni sepse jeni ca parazitë qe s’keni punuar ndonjëherë, por ama keni pasuri marramendëse! Madje edhe ti Braçe, dikur kur ishe në opozitë, vije në Parlament me një kostum të kohës së Enverit, ndërsa tani vesh kostume më të shtrenjta se të mijat që kam 28 vite si sipërmarrës!
Unë, jo vetëm që nuk jam i privilegjuar prej pushtetit, por përkundrazi, jam i diskriminuar nga ju për zgjedhjen që kam bërë, por ama, kam një pasuri të madhe, lirinë!
Sinqerisht e them, më duken shumë mjeranë ata biznesmenë të mëdhenj me të cilët nisëm aktivitetin privat në vitet e para të pluralizmit, por nga babëzia për të fituar më shumë dhe pa shumë lodhje, zgjodhën të jenë vasalët tuaj!
Ndërsa unë kam zgjedhur të jem përballë jush dhe në anën e njerëzve punëtorë, të cilët kanë vendosur të jetojnë në këtë vend, me një aktivitet të vogël apo të madh të ndershëm, por që ju po bëni cdo gjë që tju a shkatërroni jetën! Do shihemi prapë bashkë Braçe, kur ju të dilni në opozitë, sepse unë do jem gjithmonë i njëjti, nuk ndryshoj”
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë