Roland Badeni /
Ç’farë vënde pune kërkoni o të mjerë, që pika më mirë tju bjerë, që zgjodhët nga frika, paditurin, dembellikun dhe fukarallikun, qe tju qeverisnin ca zuzarë, që deri dje e kishin kokën të pa larë .
Por le të kthemi disa vite më parë kur Fatos Nano shiti partinë, Edi Ramës (PS) në një takim që kishin bashkë me Majkon dhe ata që i shoqëronin në Belgjike në një lolkal të Brukselit.
Nano ate dite ishte bërë tapë dhe nga që ishte konfrontuar me Ilir Metën, ku këtij të fundit i kishte zënë në atë kohe dora ca milionë dollarë, nga “Rezervat e floririt” që “vodhën fshatarët” me gomerë, nuk donte tja shiste atij Partinë. Duke ditur se ky i fundit jo vetëm që ishte i pa besë, por dhe dinak, se gjishka që bënte, e kryente si kaçak, fshehurazi dhe gjithshka e donte për vete.
Nëse do i shiste Partinë Metës, ky jo vetëm që do bëhej i pa kapshëm, por rezikonin tju merrte dhe gjithshka që (Nano) kishte krijuar që nga periudha e burgut e deri në ditën që bëhet fjalë. Shoqëruesi i Nanos në atë kohe Bedriu, një djal besnik i cili shpesh herë i shpëtojë dhe jetën Nanos, duke sakrifikuar veten dhe njerin sy, sot ka fabriken e Coca Cola në Shqipëri.
Shoqëruesi ka fabrikën… Imagjinoni çfarë ka Nano vetë bashkë me Xhoin, që për të pastruar paratë, ngritën gjoja dhe një firmë turistike inter-urbane Tirane – Athine “Joy Travel “, qe drejtohej nga Sekretari i parë i Ambasadës Shqiptare në Athinë /A.Maile.
Pra atë ditë në Bruksel “Tosi” i shoqëruar nga Majko, si tapë që ishte i thotë Bedriut: “Thuaj atij legenit të vijë brenda (për Ramën) që të vazhdonim bisedën”…Rama në atë kohë, ishte në mërgim, dhe si i ri intelektual që po kërkonte vehten dhe të ardhmen e tijë si shumë shqiptarë. Ishte njohur me ata që drejtonin sektorin kulturor për emigrantët endacakë të ish-bllokut komunist, të Organizatës Sorros.
Ata e kishin ngarkuar me shumë detyra para se ta pranonin në radhët e tyre, një ndër to ishte dhe ajo, infiltrimit të tij mes rradhëve të inteketualëvë muslimanë që vinin nga vendet ish-komuniste me pseudonimim Edi i Ramës. Aty i bën propozimin për ti shitur Partinë, që e kishte trashëguar nga Ramiz Alia. Që mos zgjatemi shumë, Rama as që bëhet fjalë të kishte një shumë kaq të madhe dollarësh apo marka sa të blinte një biznes kaq të madh, siç ishte Partia më e madhe e një vendi gjeostrategjik siç ishte Shqipëria. Ndaj kërkoj kohë, për tju dhënë përgjigjen, ndërkohë që do konsultohej me pronarin e tij Soros-in.
Mbas pak javësh, përgjigja erdhi, gjithshka ishte OK. dhe kalimi i stafetës nga një DORË tek TJETRA u krye në mënyre të butë dhe pa rrëmuja, por askush nuk ka djeni për SHUMËN që ju dha NANOS, që të largohej nga Biznesi Parti Socjaliste. E njëta gjë ka ndodhur dhe në Partinë Demokratike. Pronarari i saj Sali Berisha i shiti partinë Luzim Bashës , Sa ishte shuma? – Këtë se di askush. Vlen për tu përmendur se në periudhen e ndryshimit apo kalimit të stafetës nga një DORË tek TJETRA, ata të (PS) që ishin në djeni të kësajë shitjeje, u munduan të sabotojnë Sali Berishën, për ti ulur vlerën PD-e në shitje. Kjo u arrit mes marveshjeve nën tavolinë, me ndërnjetsimin e personave të veçantë që kishte Rama dhe Basha. Konkurent të tjerë për kalimin e pushtetit nga Berisha tek dikush tjetër, kishte plot, por i kishin bërë hespat pa hanxhinë.
Ata nuk kishin llogaritur se PD-e nuk ishte parti, por prone e Sali Berishës, e “ndërtuar me mund e djersë” e me skrifica madhore, personale e familjare si ato të 97. Ata morën dënimin që meritonin, sot dergjen në varr, sepse kërkuan “ta vjedhin patinë”.
Pyetja që lind është ? – Po Basha ku i gjeti milionat për të blerë Partinë ! Dhe ky sekret u mor vesh.
Investitori më i madh i Bashës, është Hassan Rohani i Iranit, e Vladimir Putin. Nëpërmjet agjentëve të tyre ” ekonimik ” ,ata finalizuan kontaktet deri në veprimtari konkrete. Këtë shembull kërkojë të ndjekë Ben Blushi me Luan Ramën i LSI-së. Por pa sukses. Ngaqë tregu shqiptar nuk mundë, të ngrite dallavere të madha , me një popullsi kaq të vogël. Nderkohe qe Meta e krijoj Partine me forcat e veta, duke grabitur çdo gjë të çmuar që kishte ky vend, që nga ari e deri tek nafta e mermeri. Ndaj e ka karakterizuar si Parti familjre LSI-në.
Por të lobosh në Amerikë dhe të gëzosh mbështetjen e saj, duhen para, shumë para, jashtzakonisht shumë. Dhe këto shuma parashë, Saliu i nxorri nga shitje armësh dhe lojra fati, siç ishin piramidat finaciare, ku 80% e popullsisë humbën çdo gjë që kishin, ndërkohë që ka meritën e madhe, që hodhi i pari themelet e drogës në Shqipëri, duke krijuar “Republikën e Lazaratit”.
Nano vazhdoi, me riardhjen e tij në pushtet, me tregtinë e “mjellit” të lënë në mes të rrugës, e në duart e Kosovarve të Zvicrës dhe Hollandës, duke u ri kthyer fuqishëm në këtë linjë, e shfrytëzuar linjat e plakura dhe të lëna në harresë të ish kontrabandës Komuniste gjatë periudhës së diktaturës, të drejtuar nga Lorenc Nenshati. Në atë kohe. Nano trashëgoj disa biznese të lëna nga Berisha në tregtinë e pa ligjshme të armëve, por pa mundur të kontrollojë “Republikën e Lazaratit”.
Me shitjen e Partisë tek Rama, ky i fundit trashëgoj nga blerja, bizneset sa thamë më lart, duke u bazuar dhe tek forca e tijë ekonomike, krijuar gjatë pushtimit të pushtetit vendor si bashkiak i Tiranës.
Të gjithë e dinë, se të merrje një leje ndërtimi, skishte shanc aq sa mos të lije të paktën peng një hyrje, si shpërblim ndaj lejes së ndërtimit të marë nga bashkia e Ramës.
Shkatërrimi i “Republikës Lazaratit” do vinte vetëm nëpërmjet izolimit të tijë dhe konkurrencës ndaj produktit, Dhe kjo u arrit me kanabizimin e gjithë Shqipërisë, duke ulur deri në shpërfillje produktin me nam të “Republikës së Lazaratit” që ishte Hashashi.
Ndërkohë sot Basha, kërkon ti ulë vlerën biznesit të Ramës që sështë gjë tjetër veç se Partia Socjaliste. Nxjerr Flamur Ndokën sikur të jetë Papa i Romës për nga ndershmëria, sikur të gjithë e dinë që është kokrra e mashtruesit që vetë ka deponuar se disponon 5 milion euro . Kjo deklaratë e bërë gjatë perudhës zgjedhore në 2017, me banorët e minoritetit.
Do pyes dikush, si është e mundur ?
Po dhe ne ju përgjigjemi !
Po është e mundur… sepse kryetarët e partive LOBOJNË në botë miliona euro apo dollarë. Për çfarë arye vallë, për gallatë ? Normal që jo ! Përse, dikush prej Jush, apo femijët tuaj kërkojnë punë dhe nuk gjejnë, por vetëm në shkëmbim të shumave maramendse ? Kjo ndodh ngaqë ai drejtori, zyrtari, postin që mban sot e ka blerë me lekë duke paguar, ” ka kryer investim ” brenda pronesë së popullit, për të nxejrrë shpenzimet e veta, si rrjedhim fitimet nga shpenzimet.
Kështu funksionon zimxhiri i korrupsionit në Shqipëri zonja dhe zotërinj.
Kryeministrat për mbeshtetje pushteti paguan Amerikën, ndërsa ministrat e deputetetët, pagojnë Kryeministrin, Drejtoret e Aluizinit e Kryetare Komunash, pagojnë deputetë e Ministra, Drejtorë Instuticionesh paguhen nga Mjekë, Mësues etj,,,Deri dhe pastruesja paguan që të zërë vend pune. Kjo pra është ndershmëria e polikës shqiptare, të maskarrenjve, që të gjithë e dinë, por askush nuk flet.
Ndaj ju shqiptarë duhet të kuptoni se klasat politike dhe politka shqiptare ju sheh thjeshtë si numër elektoral, flet në emrin tuaj, vjedh në emrin tuaj, marrin borxhë në emrin tuaj, dhe jeni Ju dhe fëmijët tuaj që paguani dhe do pagoni, nëse nuk ngrini kokë. Shumë prej jush vazhdoni akoma të rrëmbeheni pas fjalëve të bukura, por nuk shihni prapa skenat e cirkut të polikës shqiptare. Ju pëlqen shfaqja, pa ditur e kuptuar se po ndiqni shfaqen e jetës suaj që shkatërrohet e rrënohet çdo ditë.