Lista e dhjetë njerëzve më të fuqishëm në mbarë botën është botuar nga Forbes, të cilët në vendimet e tyre e përcaktojnë të ardhmen e planetit. Lista e këtij viti ka ndryshuar në krahasim me vitet e tjera.
Një ndryshim i madh është se Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, për herë të parë është në krye të listës, i cili, pas rishikimit të Kushtetutës në mars, në mënyrë të konsiderueshme rriti kompetencat e tij, duke hequr kufizimet në mandatin që mund të bënte.
Në të vërtetë, siç thekson Forbes, nuk është rastësi që adhurimi që ai gëzon mund të krahasohet me atë që gëzon Mao. Xi arriti të zhvendoste presidentin rus Vladimir Putin nga vendi i parë për katër vjet. Tani zë vendin e dytë në listën e njerëzve më të fuqishëm. Duhet të theksohet se Putini u zgjodh përsëri në presidencën e Rusisë, duke marrë rreth 77% të votave, një shifër që konsiderohet të jetë një rekord për çdo udhëheqës nga Bashkimi Sovjetik
Presidenti i SHBA, Donald Trumb, i cili ka qenë në presidencën amerikane për një vit, ka fituar vendin e tretë në listën e Forbes.
Në vendin e katërt ne liste është gruaja e parë dhe në veçanti Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të cilën revista e quan “udhëheqësi de facto i Evropës”.
Ne vendin e peste eshte kreu i Amazon dhe biznesmeni Jeff Bezos, i cili mban titullin e njeriut më të pasur në botë…Ne mes te Dhjetë të parëve, ndër të tjera, përfshijnë Papa Francis, Bill Gates, Kryeministrin e Indisë, Narenda Modi dhe bashkëthemeluesin e Google Larry Page.
Më poshtë mund të shihni 10-te njerëzi më të fuqishëm në botë, siç është projektuar nga Forbes:
Shi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës
Vladimir Putin, president i Rusisë
Donald Trump, President i Amerikës
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë
Jeff Bezos, themelues dhe kreu i Amazon
Papa Francis, kreu i Kishës Katolike Romake
Bill Gates, bashkë-themelues i Microsoft
Princi Mohammad Bin Salman Al Saud, Princi i Arabisë Saudite
Nareddar, Kryeministër i Indisë.
-Larry Page, CEO në Alphabet.
Burimi: tribune.gr