Zjarret ne Greqi: Nje muaj pas tragjedise ne Mati

Greqi

Nje muaj nga zjarri ne Mati te Atikes, demet ende jane te dukshme kudo. Zjarri i te henes se 23 korrikut ne oren 18.30 dogji dhe zhduku gjithcka, qindra makina dhe ndertesa banimi u demtuan. Aq sa deri sot ende vazhdojne te rritet numri i viktimave qe zyrtarisht ka shkuar ne 98.

Ne te gdhire te dites se marte autoritet regjistrojne 51 viktimat e pare, 26 u dogjen sebashku ne nje bahce te rrethuar nga flaket, ndersa 25 prej tyre u dogjen brenda ne tavernen Argjiri Akti, ose te ashtuquajtur Limani i Kuq,  si dhe 156 te lenduar.

Pamjet nga demet qe pesoi ky fshat turistik 40 km larg Athines jane shokuese, ne nje kohe ku ende nuk ka perfunduar identiteti i viktimave. Pastrimet dhe regjistrimet e demeve materiale jane ne perfundim e siper.

Numri i njerezve qe kane pesuar deme ne gjithe Atikin nga zjarri shkon ne 4000 Pagesat per cdemtimin sapo kane filluar qe shkon nga 5.000 deri ne 8.000, ndersa per bizneset ne 12.000 euro .

Greqia rend nga nje zjarr ne tjetren edhe pse keto zjarre nuk jane te gjitha shkak i  natyres nene. Sot Mati po mundihet te ringrihet, mjetet e renda kane filluar shembjet e par ate ndertesave ilegale. Mbi tre mije shtepi jane te pabanueshme nga kontrollet e bera nga autoritet perkatese. Kete gje na i konfirmoi edhe kryetari Rafines Z.Evangelos Bournos. Lidhur me cdemtimin qeveria nuk do te beje dallime vendas apo i huaj, kur behet fjale se shtepia apo bisnesi eshte nen varesi te shqiptarit. Shperndarrja e lekeve per te demtuarit ka dite qe ka filluar filluar.

Gjithcka eshte djegur. Ish fshati turistik tashme eshte braktisur. Qeveria Tsipras me vendimin nr nr. A 149 / 10.08.2018) ne dhjetediteshin e fundit te gushtit fillon prishjen e shtepive te ndertuara pa leje. Fadronat kane filluar nga puna per prishjet e shtepive te par ate ndertuara pa leje.

Edhe ata shqiptare qe dikur jetonin ketu jane larguar nga ky vend, por edhe ata qe gjetem ishin te pashprese dhe deshironin largoheshin pasi puna dhe jetesa i perket te kaluares.

Gjendja e veshtire edhe per vendasit te cilet i gjetem ne radhe duke marre ushqim nga qender e ngritur nga ushtria. Bashkia po punon per normalizimin e gjendjes duke u siguruar energji dhe uje. Te pakta jane ato shtepi ne Mati qe sot jane te banueshme edhe pse kane uje edhe energji.

Te demtuarit jane derguar ne nje kamp afer ketij fshati ne kushte nga me te mirat dhe me nje trajtim ushqimor etj. Prane te demtuarve gjenden prane organizma te ndryshme si dhe ushtria qe bejne te pamunduren per te plotesuar sa mire kushtet e jeteses se banoreve te mbetur.

 

Shume shpejt te bie ne sy rruget e ngushta dhe ndertimet pa leje jane te dukshme .

Naten e se martes se 23 korrukut nje pjese e banoreve ju drejuan bregut te detit, por nje pjese nuk arriten dot.

Shumica e viktimave u gjenden ne Limanin e Kuq.Ne listen zyrtare nuk specifikon se ku janë gjetur viktimat. Shume viktima u gjetën në rrugë në Mati, nga Rruga Chrysanthemou deri në Argyra Akti, ku automjetet e tyre ishin bllokuar.

Të tjerë u gjetën në Rrugën Isminis në Neo Voutzas dhe 27 nga viktimat u gjetën në një ngastër toke në Kokkino Limanaki, ku ata ikën duke u përpjekur për të gjetur një dalje të detit.

Shumica vdiqën nga tymi ose vala e nxehtësisë së zjarrit, ndërsa më pak u gjetën të djegur. Disa u mbytën të det,të tjerë vdiqën ndërsa ishin në spitale

Kjo tragjedi eshte e dyta pas 2007 qe la pas 67 te vdekur por nga me te medha qe pas luftes se dyte boterore e cila ndodhi ne nje kohe kur masat shtrënguese kanë goditur kryesisht klasën e mesme dhe të ardhura më të ulëta. Kjo është përgjegjësi jo vetëm e huadhënësve, por edhe e të gjitha qeverive greke. Por faktori më i madh duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen është që të sigurojë për suficit primar prej 3.5% në vitin 2022 dhe pastaj 2.2% në vitin 2060.

Pas zjarreve të zjarrit në Ilia te Pelopenezos në 2007, Greqia mori fonde evropiane prej 16 milionë euro për instalimin e sistemeve të zbulimit të zjarrit, por pothuajse asnjë nga projektet nuk u zbatua apo përfundoi.

Edhe sot ashtu si gjate gjithe muajit Greqia vazhdon te perballet cdo dite me zjarret e shumta…