Në fund të vitit 2017, rreth 22.3 milionë emigrantë kanë jetuar në BE, sipas UNHCR-së. Kjo është 0.45% e popullsisë së përgjithshme të Evropës prej më shumë se 511 milion.
Sa imigrantë po arrijnë aktualisht në Mesdhe për 2018?
Numrat janë në rënie. Nga 1 Janari deri më 24 Qershor 2018, 43,000 emigrantë u përpoqën të lundrojnë në kalimin e rrezikshëm të Mesdheut, pothuajse gjysmën e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Numri përkatës në vitin 2016 ishte pesë herë më i lartë.
Sa janë mbytur gjate udhetimit ne Mesdhe per ne Evropë?
Numri i njerëzve që janë gjetur të vdekur dhe të deklaruar të humbur ka rënë gjithashtu. Sipas IOM, vlerësohet në 1,000 në gjysmën e parë të vitit, ku dy të tretat e vdekjeve janë regjistruar në rrugën kryesore detare për në Itali. Në 2017 më shumë se 2.150 u mbytën në gjysmën e parë të vitit, pothuajse të gjitha në rrugën për në Itali.
Cilat janë vendet kryesore të hyrjes?
Itali, Greqi dhe Spanjë. Deri në fund të qershorit, rreth 40% e emigrantëve mbërritën në Itali, ndërsa pjesa tjetër u nda midis Spanjës dhe Greqisë. Pak mbërritën në Qipro.
Cila është situata në Itali?
Në Itali vitet e fundit vijnë në mënyrë të konsiderueshme më pak emigrantë, kur mesatarja ka arritur në 156,000 emigrantë në vit. Ministri i Brendshëm Mateo Salvini, kreu i partisë së djathtë Lega, dëshiron të mbyllë kufirin italian për të sapoardhurit. Që nga fillimi i vitit deri më 24 qershor, më shumë se 16,400 emigrantë kanë arritur në bregdet, ndërsa në të njëjtën periudhë në vitin 2017 numri i tyre arriti në 73,000. Sipas UNHCR-së, në kete vend kanë jetuar rreth 167,000 emigrantë në 2017, një shifër që korrespondon me 0.28% të popullsisë në Itali, që arrin në 60.5 milion.Cila është situata në Spanjë?
Numri i migrantëve është rritur në Mesdheun perëndimor. Në qershor, numri më i madh i të sapoardhurve në brigjet spanjolle është regjistruar për katër vjetet e fundit, më shumë se 5,300 emigrantë, sipas IOM.Deri më tani, në vitin 2018 janë regjistruar 13,500 të ardhur në krahasim me 1,750 në gjysmën e parë të vitit 2015. Në fund të vitit 2017, 17,500 emigrantë kanë jetuar në Spanjë, duke përbërë 0,04% të popullsisë së vendit.
Në Greqi?
Në vitin 2015, Greqia duhej të përballonte ardhjen e 850,000 emigrantëve. Megjithatë, pas marrëveshjes së BE me Turqinë, numri i tyre ka rënë ndjeshëm. Pas marrjes së rreth 174,000 në 2016 dhe gati 29,600 në vitin 2017, këtë vit rreth 13,000 emigrantë kanë ardhur në vend. Deri në fund të vitit 2017, rreth 33,000 emigrantë kanë jetuar në Greqi, numer i barabartë me 0.3% të popullsisë.
Cili vend i BE ka mirëpritur shumicën e emigrantëve?
Gjermani renditet përpara Francës dhe Suedisë. Deri në fund të vitit 2017 në Gjermani kishte 970,400 azil kërkues, sipas UNHCR-së. Megjithatë, në raport me popullsinë, Gjermania strehon 117 emigrantë për 10,000 banorë, Suedia 241, Malta 174 dhe Austria 131 emigrantë.
Cilat vende të BE kanë marrë më pak emigrantë?
Deri në fund të vitit 2017, më pak se 1,000 emigrantë kanë jetuar në Estoni, Kroaci, Slloveni, Letoni dhe Sllovaki. Në Poloni dhe Hungari, vendet që kundërshtojnë marrjen e emigrantëve, kanë deri tani tre deri tre deri në gjashtë emigrantë për 10,000 banorë.