Gjykata Europiane gjobit Greqinë me 110.000 euro për torturat ndaj të burgosurve shqiptarë dhe bullgarë

Greqi

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka tërhequr “veshin” Greqisë në lidhje me trajtimin që ky shtet iu bën të burgosurve. Sipas asaj që konstaton gjykata europiane, rezulton se në Greqi ka raste kur hetimet janë me të meta, prokurorët gjithashtu nuk marrin parasysh se çfarë kërkesash kanë të burgosurit, shkruan portali grek Dikastiko

Gjykata pranoi 11 kërkesa të të burgosurve shqiptar dhe bullgarë në Grevena, nga 22 të tilla (ankesa), që e kanë bërë apelin që më datë 13 prill 2013. Të burgosurit nga Bullgaria kanë thënë se autoritetet greke përdorin elektroshok ndaj tyre. Kontroll u krye, për shkak të dyshimit se të burgosurit persekutoheshin dhe keqtrajtoheshin në vendet ku ekzekutohen vendimet me burg.

Të burgosurit kanë thënë se 31 prej tyre janë dëmtuar në shqisa. 31 vetë janë dëmtuar në shikim dhe në të tjera organe jetësore, duke u rrahur, përdorur mbi ta elektroshok e keqtrajtuar në dhomën e atletikës. Të burgosurit kanë thënë se me raste zhvisheshin lakuriq prej policëve në burg dhe më tej detyroheshin të shkonin në atë gjendje e të shihnin në mure.

U krye një hetim paraprak dhe deri tani del se nuk ka shkelje disiplinore. Në nëntor të vitit 2014, Prokurori i Gjykatës vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale. Muaj më vonë, Gjykata e Apelit ra dakord me atë që ka thënë Prokuroria greke.

Plagë dhe pezmatim te të burgosurit

Të burgosurve iu janë gjetur gjurmë të dhunës dhe të pezmatimit të përgjithshëm. GJEDNJ ka gjetur se njëmbëdhjetë nga të arrestuarit ishin keqtrajtuar. Qeveria ka argumentuar se sipas saj, dhuna ka qenë që të mos ketë “destabilitet dhe të ruhet siguria në burgje”.

Asnjë hulumtim nuk është kryer

Siç shkruan portali greke “Dikastiko.gr” ( Gjykojë), rezulton se prokuroria dhe policia helene nuk kanë kryer siç duhet hetimet dhe këto ka gjasa të jenë “trajta të racizmit ndaj të huajve”. Strasburgu ka vënë re se hetimet bëheshin prej Prokurorisë që ishte për burgun në fjalë në Grenëve dhe kjo është arsyeja se përse ky organ akuze nuk mund të jetë asesi objektiv. Mirëpo janë bërë disa dënime të lehta nga Strasburgu vetëm, dhe se këta kanë të bëjnë me dënim të drejtpërdrejtë të shtetit, pra të Greqisë me 10 mijë euro dënim fillestar dhe më tutje dënim me mbi 1500 euro, për shpenzime dhe kosto të tjera, shkruan gazeta Shekulli.

Dënime ndaj shtetit grek

Avokati nga Greqia i quajtur Vassilis Chirdaris ka thënë se ky është dënimi i dytë që i bëhet shtetit grek. “Është hera e dytë këtë vit që vendi ynë është i dënuar nga Gjykata Europiane në Strasburg për trajtim çnjerëzor dhe degradues ndaj të burgosurve duke përdorur goditje elektrike nga policia”, tha ai.

Avokati ka nënvizuar se Greqia u dënua ndër të tjera edhe për shkak të hetimeve të paefektshme në aspektin e përgjegjësisë së policisë për atë që ndodhi në burgun e Grevena kundër të burgosurve. GJEDNJ tregon mungesën e objektivitetit të hetimit nga ana e autoriteteve greke, pasi ajo ishte kryer nën mbikëqyrjen e të njëjtit prokuror, i cili kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e burgjeve. Strasburgu ka thënë se hetimet për dhunën në burgjet greke duhen bërë nga njerëz të paanshëm që nuk kanë lidhje me çështjen dhe të mos jetë palë. Media helene në fjalë ngre pyetjen: Kur Greqia do të sillet normalisht me të burgosurit dhe të vendosë shtetin e së drejtës?