Adriatik R.Dosti /
Halucinant dhe eksentrik i llojit të veçantë. Histerik dhe krejtësisht i pa përgjegjshëm mendërisht Karagjoz dhe qesharak…i neveritshëm.
I zhveshur nga të gjitha tiparet e vetitë njerëzore të një njeriu normal.
As prind, as burrë, as mashkull e as qenie njerëzore e aq më pak personazh publik a zyrtar e politikan e asesi, ku e ku më pak Kryeminister i një vendi europian me aq traditë e histori.
i pa afte dhe mburravec i pështirë, fjalaman dhe i pa fytyre klasik. Nje delirant e torrollak i rëndomtë që fshihet pas ca batutash sa qesharake po aq edhe banale. Shpirtzi deri në psikopati dhe debil, deri në mëshirim.
Genjeshtar, hajdut e mashtrues i pa imitueshem..ne llojin e vet…
Cinik, arrogant, provokator i ndyrë dhe vemje e përshtirë deri në përbuzje, e rrugaç i llojit të banditëve që ka rrotull e që e mbajnë ende në këmbë …
Frikacak e zbythaman që s’ka shokun tjeter, përveç atyre të tipit Fevzi me co.
I çmëndur e i degraduar deri në atë fare grade e shkalle aq sa nuk ka doktor psikiatër e neurolog që të guxojë të marrë në ngarkim për ta kuruar. Ja keto po mendoja mbrëmë pasi pashl e ripashë kryeministrin e çmëndur shqiptar z.Edi Rama në debat-sherrin e tij prej grash llafazane në studion e qelbësirës së Opinionit – Fervzi faqeziu që i ka bërë po aq dëm Shqiperisë e shqiptareve sa edhe vete Rama me Rilindasit e tij bastardë …
Dhe gjithe ajo ç’ka më doli nga shpirti permblidhet në atë që..
- Mjere Shqiperia e mjerë shqiptarët kë kanë në krye të tyre …
- Gjynah ai vend e gjynah ai popull që pas gjysëm shekulli e kusur Enverit ja nderruan emrin dhe ja vune Edvin…
Ta gëzoni…dhe vazhdoni ta ke=ërkoni largimin e tij me këngë e valle, mundësisht ftoni në protestën tuaj ”të qyteteruar e demokratike ”edhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore…se kushedi ju ndihmon e ju jep edhe ai një dorë në rrëzimin e tij. Aq më shumë kur të zërë e të këndojë atë këngë të famshme që aq fort e kish për zemër Komandanti …
Buze Adriatikut rrëze lëshon Shqipëria….Fanar i pa shuar ne na prin Partia…OK…
Turp kush të përfaqëson Ty në shekullin e 21 o Shqipëri dhe akoma edhe më Turp për ju shqiptarë se ke keni lënë t’u prezantoje nëpër botë si Komb e si Popull…
Përfundimisht…duket se perderisa e mbani …plotësisht e Meritoni…
A.R.DOSTI