RAMA : U DESH PROTESTA, TË KUPTOJA QË TË VERBËRIT NUK KANË KUSHTET MINIMALE

344

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme rektorët dhe dekanët e universiteteve lidhur me 8 pikat e kërkuara nga studentët për t’u plotësuar.

Ai mes shumë pikave që po sqaron me ta, ka prekur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara, ku në një moment është revoltuar dhe ka goditur tavolinën.

“Janë 1000 e ca punonjës që paguhen kot.  Dalin të verbrit, studentët e verbërit nuk kanë gjënë më minimale, u desh protesta që ta dëgjoja këtë problem. Nuk  dua ta zgjasë më shumë, por dua të them që për mua 8 pikat e  ngritura janë vetëm parathënia e një libri, që  është shumë i ngatërruar dhe patjetër që duhet korrigjuar i gjithi. Nuk diskutohet që gjithçka dhe gjithkush nga ana e qeverisë, ka patur lidhje me arsimin ka përgjegjësi. Nuk jam unë që t’ju them se sa përgjegjësi keni, por duhet ta tregoni ju këtë. Protesta do mbaroj një ditë, studentët do të kthehen në gjendja normale, sa të jem kryeministër mua do më keni protestues. Nëse mundësi janë të kufizuara  të gjithë i kuptojnë, por kur t’i loz me të tjerët të gjithë nuk të kuptojnë’, tha Rama