Qindra vetë humbën jetën, mijëra u plagosën vetëm ditën e parë) dhe askush nuk e di ende sa janë të humbur pas cunamit që goditi Indonezinë të shtunën më 22 /12/2018 pas shpërthimit të vullkanit Anak Krakataou.
Këtu janë fatkeqësitë më të rëndësishme të cunamit që kanë ndodhur në mbarë botën që nga viti 2004 e deri më sot raporton gazeta FOCUS NEWS.al.
– 26 Dhjetor 2004: Azia Juglindore: Tërmeti nënujor me magnitudë 9.3 në jug të Sumatrës në Indonezi, më i fuqishmi në 40 vitet e fundit, shkaktoi një cunami që goditi brigjet e shumë vendeve aziatike duke lënë më shumë se 220,000 të vdekur. Në provincën Atceh, ku valët arritën në 30 metra, rreth 170,000 njerëz vdiqën.
-17 Korrik 2006: Indonezi: Një tërmet nënujor prej 7.7 shkallësh shkaktoi një cunami pranë bregut jugor të ishullit Java, duke shkaktuar 654 vdekje.
-2 Prill 2007: Ishujt Solomon: 52 të vdekur nga cunami në pjesën perëndimore të Ishujve Solomon (në Eryenikos jugore). 13 fshatra bregdetare u shkatërruan nga cunami, shkaktuar nga një tërmet i 8 gradë.
-29 shtator 2009: Samoa: Më shumë se 190 njerëz janë vrarë në ishujt Samoa, Tonga dhe në Ishujt Samoa të SHBA që nga tërmeti 8 shkallë të shkaktuar një cunami. Shumica e viktimave – mbi 150 – u regjistruan në ishujt Samoa ku cunami shkatërroi bregun jugor të ishullit Oupolou, në arkipelagun më të populluar.
-27 Shkurt 2010: Kili: Një tërmet që shkaktoi cunami ka lënë më shumë se 520 të vdekur. Shumica e viktimave ishin në zonën bregdetare të Maulës, 400 km në jugperëndim të Santiago.
-25 Tetor 2010: Indonezi: Më shumë se 400 vetë u vranë nga cunami i shkaktuar nga një tërmet në shkallën 7.7 në arkipelagun Mentagouai të Sumatrës.
–11 Mars 2011: Japonia: Një dallgë që tejkalonte 10 metra shkatërroi bregun verilindor të arkipelagut, dhe sidomos qytetin e Senda, në Honshu, menjëherë pas tërmetit shumë të fortë prej 9 Rihter. Numri i vdekjeve dhe i personave të zhdukur ka tejkaluar 19,000.
-28 shtator 2018: Indonezia: Të paktën 1.234 njerëz u vranë pas një tërmeti prej 7.5 shkallë dhe që shkaktoi cunamin ne Selebris.
22 dhjetor 2018: Indonezia: Një cunam i shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Anak Krakatoa, deri tani ka kushtuar 222 vetë.