Mafia ne burgje ka ligjet dhe kanunet e saj duke kryer një sërë krimesh sidomos në burgun më të madh të vendit në Koridalo të Athinës, ku dhe pjesa me e madhe e shqiptarve vuajnë dënimin e tyre.
Lidhur me ngjarrjet e fundit, ku gjeten vdekjen edhe dy shtetas shqiptar si rezultat i helmimit ne qelite e tyre apo edhe për “vetvrasjet” ka bërë që më në fund të ndërhyje edhe Prokuroria e Gjykates se Lartë.
Një nga këto vrasje ishte më 14 janar 2019, në burgun e Koridalos ku 36-vjeçari Albert Bako, akuzohej për vrasjen e avokatit Zafiropoulos. Disa ditë më vonë, të dielën, më 27 janar, po në të njetin burg gjendet i vdekur në qelinë e tij i helmuar 33-vjeçari shqiptar. Vrasje të cilat janë kryer një ose dy ditë para gjykimit të çështjes së avokatit.
Prokurori i Gjykatës së Lartë znj. Kseni Dhimitriu me anën e një qarkore ka kërkuar prokurove të vendit që gjatë gjykimit kur ka një pushim prej më shumë se 10 ditësh, të burgosurit duhet të transferohen në burgje ku mbahen përgjithmonë. Qarkorja vjen disa orë pas shpalljes së një mafie shqiptare në burgje, pavarësisht faktit se krimet në burgun e Koridallos, kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Gjithashtu Ajo u ka kërkuar nga prokurëve që të fillojnë hetimet për ata të burgosur që përfshihen në organizatën kriminale, në vrasjet e të burgosurit shqiptar në burg- akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropoulos, si dhe për vdekjen e dyshuar të një të burgosuri shqiptar i cili u gjet gjithashtu i vdekur në burg, ku shkak për vdekjen mendohet se është helmimi i tij, gjë që është duke u hetuar nga drejtësia.
Prokurori në qarkoren e saj, vë në dukje se ekzistenca e qindra të burgosurve ka efektin e përkeqësimit të problemit të mbipopullimit, i cili ka ekspozuar për të keq para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.