IOM : 106,000 të ardhur në Evropë nga deti, 2,119 të vdekur

Bota

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se ardhja e emigrantëve në Evropë nga Mesdheu kanë arritur gjithsej 106,269 njerëz deri më tani në vitin 2018, ndërsa viktimat deri më tani këtë vit kanë arritur një total prej 2,119.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e OKB-së njoftoi se 106,269 migrantë dhe refugjatë kanë arritur në Evropë nga deti në 2018, deri më 25 nëntor. Ky është viti i pestë radhazi që ardhjet e emigrantëve të parregullt kanë tejkaluar 100,000 mijë… 2018 është më i ulët se numrat e të njëjtës periudhë në 2017 (159,996) dhe 2016 (348,591). Me 25 nëntor, viktimat në det të regjistruara nga IOM arritën në 2,119.