Artan Fuga plas parlajmërimin ‘bombë’: Do publikoj një skandal ku implikohen deputetë të Kuvendit

Politika

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka paralajmëruar se sot do të publikojë fakte lidhur me një skandal që ka të përfshirë deputetë të parlamentit shqiptar.

Në një status në rrjetet sociale, profesori njofton se sot në orën 16.00 do të flasë ‘live’ lidhur me këtë skandal, por pa dhënë detaje.

“Ne ora 16°° deklaratë imja për mediat te Ora News dhe ne facebook për një skandal ku implikohen deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Fuga.