Tahiri-Luan Ramës: LSI duhet të shkarkohet nga çdo përgjegjësi qeverisëse

1036

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur nënkryetarit të LSI, Luan Rama. Në një status në FB, Tahiri ka deklaruar se LSI duhet të shkarkohet nga çdo përgjegjësi qeverisëse.  Sipas Tahirit, deklarata e Luan Ramës sot konfimroi se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta po bën rolin e kryetarit të partisë.

Dy forcat poltike bashkëqeverisëse, Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, kan shpërthyer ne akuza te ashpra për  njera-tejtrën. Luan Rama,iu  përgjigje  deklaratave të kryeministrit se LSI është shushnjë që duhet shtypur  me votë në 25 qershor, duke theksuar se sitemi është i korruptuar dhe i kriminalizuar  pasi në krye të tij ka qënë Edi Rama.

Luan Rama: Po! Sistemi është i inkriminuar sepse në krye të këtij sistemi për 4 vjet ka qenë kryetari i Rilindjes. Kjo është e vërteta, e vërteta lakuriq në sytë e qytetarëve.

LSI, tha Luan Rama, nuk është bërë pengesë për asnjë reformë, ndërsa tha se marrëveshja është ngritur mbi  parime  dhe jo për tepsi dhe timon.

Luan Rama: Nuk do t’i bënte dot pa ne dhe po ta linim t’i bënte pa ne do të ishin de-reforma, sepse ai nuk është për reforma është për Rama-reforma, që reformat të kenë konturet e idesë apo mendimit të tij. Gënjen! Gënjen! Le të thotë një rast të vetëm ku është kushtëzuar votat në Parlament me pazare tepsie apo pazare timoni. Një rast të vetëm le të thotë.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ftoi kryeministrin të përballen për te gjetur fajtorët për problemet gjatë qeverisjes 4 vjecare.

Luan Rama: Ne jemi të hapur nga sot deri në 24 qershor, kur të dojë kryetari i Rilindjes, apo kryetari i Rilindjes bashkë me zëdhënësin e ri, Lulin të vijnë të ulemi ballë për ballë dhe t’u tregojmë shqiptarëve ku janë shushunjat dhe ku janë ata që komandojnë shushunjat.

Ndaj akuzave reagoi ish misnitri i Brendshëm Sajmir Tahiri duke theksuar se  Luan Rama lexoi nje fleterrufe flake e zjarr kunder Partisë Socialiste  dhe Edi Rames ne emer të asaj që ai e quan  , Levizjes Socialiste per Interes! “ Se cfare kerkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot” shkruan sajmir tahiri  ndërsa thekson se   LSI e meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese, dhe kete thote ai duhet ta beje populli me 25 qershor.

Deklarata e Saimir Tahirit

Nuk zhgenjeu as sot Luan Rama! Lexoi nje fleterrufe flake e zjarr kunder Edi Rames ne emer te LSI, Levizjes Socialiste per Interes! 

Ai konfirmoi se Presidenti i sapozgjedhur me te gjitha votat tona, tani po ben me ore te plota detyren e kryetarit te partise. Ilir Meta sot President eshte rizhytur si kryetar partie ne politiken e sharjeve e shpifjeve, pas 8 vjetesh qe si kryetar partie bente Presidentin e qetesise dhe dashurise! Se si u katandis Ilir Meta ne nje kopje te kohes kur beri LSI kunder PS dhe cfare i thoshte cakerdia mendore i’a nxirrte gjuha, kjo eshte histori me vete.

Por qe te dali sot LSI-ja e t’i beje PS-se gjyqin pas kater vjetesh qe vetem ka fituar ne imazh nga aleanca me PS-ne dhe s’ka dhene absolutisht asnje vlere te shtuar ne qeverisje pervec votave per reformat ne parlament, kjo eshte te vesh duart ne koke, dhe eshte pak! Se cfare kerkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot.

Se me cfare morali, logjike, kurajoje apo thjesht llogarie, Ilir Meta eshte rishfaqur si prijes i nje lukunie te terbuar qe vetem shan PS-ne, kete nuk e gjen dot askush qe ka nje sens njerezor, qytetar apo politik. Por nje gje eshte e sigurte sidoqofte: LSI e meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese. Kete duhet ta beje populli ne 25 qershor dhe per kete duhet te votojne edhe ata qe LSI i mban akoma ne rresht ne administrate me genjeshtren qe do jete perseri ne pushtet.

Po nuk eshte e qarte, tani eshte! Askush nuk duhet ta besoje kete perralle dhe askujt qe do te abuzoje me zyren e tij per te cuar votat tek LSI-ja, nuk do t’i harrohet sherbimi i paligjshem per nje parti qe eshte mesuar vetem te fitoje, jo duke fituar vete po duke perfituar nga nevoja e te medhenjve per votat e te tretit te vertetit!

LSI-ja mund te jete prape e treta, po tanime e verteta eshte e qarte dhe nuk eshte LSI-ja. Boll! Mjaft me!




Këtë e pëlqejnë %d blogues: