Shqiptari 34 vjeçar u arrestua dhe 955 euro u konfiskuan. Me një besim të plotë besonte se nuk do të kontrollej, por nuk ndodhi ashtu për shoferin shqiptar të një autobuzi të linjës Sarandë -Athinë, i cili mbante 98 kg hashish, por u zhgënjye pasi u ndalua gjatë kontrollit nga policia anti-drogë.
Autobusi ndodhej në autostradën Kakavia-Ioannina në afersi të Kalpaqit, ku autobuzi u ndalua dhe kontrolluar në vendin e bagazheve, ku u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin 16 qese të kanabisit të papërpunuar me një peshë totale prej 97 kg dhe 750 gramët.
shoferi 34 vjeçar u arrestua dhe ju gjetën edhe 955 euro, dy dollarë amerikanë dhe dy telefonë celularë të cilat gjithashtu u konfiskuan sëbashku me autobusin. Sot ai është sjellë në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës.