Greqi / Policia vendase ka arrestuar mbrëmë një prej dy autorëve të vjedhjes së një banke tre ditë më parë, bëhet fjalë për një shqiptar 35-vjeçar i cili është arrestuar në Preveza në një nga rrugët kryesore te qytetit. Pas identifikimit doli se shqiptari ishte arratisur nga burgu i Patrës më 25 janar 2012, pasi kishte marrë 6-të ditë leje dhe që nuk u kthye më në qelinë e burgut. Ai ishte dënuar me 12 vite për vjedhje, grabitje të armatosur, droge dhe hyrje të paligjshme në Greqi. Ai po përballet gjithashtu në pritje me një dënim 19-vjeçar për grabitje, shkelje të ligjit për armë dhe vepra të tjera.
Policia gjate kontrollit në shtëpinë e tij gjeti një pjesë të parave të vjedhura në bankë, një armë dhe një identitet të rremë të autoriteteve italiane, 26.630 euro dhe 200 dollarë të rrëmbyera nga dy hajdutët e bankave u gjetën në shtëpinë e 35-vjeçarit,si 8,240 euro dhe 100 dollarë.
Hetimi paraprak i çështjes po vazhdojnë nga Departamenti i Sigurisë Preveza.